Harduer

Linja Galaxy S23 pritet të sjellë ndryshime radikale në dizajn

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Shtator 2022
Imazhet e publikuara nga OnLeaks, tregojnë vetëm lentet e tre kamerave të pasme pa hapësirë të ngritur rreth tyre. Është një dizajn i ngjashëm me atë të Galaxy S22 Ultra lançuar këtë vit. Linja Galaxy S23 pritet të sjellë ndryshime radikale në dizajn

Disa imazhe jozyrtare të flagshipit të ardhshëm të Samsung sugjerojnë se kompania mund të distancohet nga dizajni i kamerave të pasme me modelet e reja Galaxy S23.

Imazhet e publikuara nga OnLeaks, tregojnë vetëm lentet e tre kamerave të pasme pa hapësirë të ngritur rreth tyre. Është një dizajn i ngjashëm me atë të Galaxy S22 Ultra lançuar këtë vit.

Por OnLeaks nuk është ndaluar vetëm në foto duke dhënë më shumë detaje. S23 pritet të ketë ekran 6.1-inç ndërsa S23 Plus një ekran më të madh prej 6.6-inç.

Të dy smartfonët do të kenë tre kamera të pasme edhe pse numri i saktë i tyre mbetet për tu konfirmuar. Sa i takon procesorit, smartfonët vinë me Snapdragon 8 Gen 2 për variantet Amerikane ndërsa pritet të ngelet me Exynos për versionet ndërkombëtare.

Në Gusht një tjetër raport tha se Samsung do të aplikonte sensorin e ri 200-megapiksel që do të prodhonte imazhe akoma më të mprehta se sensori 108-megapiksel i S22 Ultra.

Seritë S22 u prezantuan në Shkurt të këtij viti ndërsa S21 në Janar. Kjo na bën të mendojmë se linja S23 është vetëm pak muaj larg. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tashmë mund të riparoni vetë Galaxy S22