Lajmet

Linjat e autobusëve të Prishtinës dalin online

Publikuar , 19 Tetor 2011
0
Linjat e autobusëve të Prishtinës dalin online

Gent Thaçi edhe Altin Ukshini në kuadër të takimit të radhës në “Uniceff Innovations Lab Kosovo” kanë prezantuar projektin e tyre më të ri, “Prishtina Buses” i cili do t’iu mundësojë të gjithë qytetarëve të Kosovës të shikojnë online linjat e autobusëve, orarin e nisjeve/arritjeve, çmimet, etj.

Edhe pse faqja është ende në përpunim e sipër me të dhëna, vlen të përmendet fakti se prapa saj shtrihet një ide shumë e mirë dhe e zhvilluar për së mbari nga Gent Thaçi, Altin Ukshini, Lulzim Gashi, Giulia Martin, Daneial Bodnarova , Jeton Ahmetaj , Ardan Haxha, Besfort Guri, Ardi Hasimja dhe Shkëlqim Ahmeti (kryesisht anëtarë të FLOSSK dhe me përvojë në IT), kanë zhvilluar diçka që i është dashur Prishtinës për vite me radhë.

Shpesh shumë prej nesh, veçanërisht ata që vijnë në Prishtinë prej vendeve tjera, janë humbur në mesin e kërkimit të autobusëve që i dërgojnë në destinacionin që po kërkojnë, apo janë lodhur duke pyetur secilin me radhë: “A shkon te rrethi?”. Prishtina Buses (tani ende në versionin Beta), do të zgjidh këtë telash duke u bazuar në bukurinë dhe mundësitë që ofron softueri i lirë dhe i hapur. 

“Si kryeqytet, Prishtina nuk ka sistem informacioni mbi transportin publik me autobus. Megjithatë, ka 16 linja të autobusëve që operojnë në Prishtinë dhe në zonën më të afërt, por vendasit si dhe ndërkombëtarët janë të hutuar shumë në lidhje me operimin e tij. Ky fakt, së bashku me besimin tonë se njerëzit do të përdorin atë më shpesh nëse ka më shumë informacion, ishte një shtysë kryesore për të filluar këtë projekt” thuhet në pjesën e përshkrimit të ueb faqes www.prishtinabuses.info

LEXO EDHE:  Harroni Samsung Galaxy S10 dhe Note 10, ky është smartfoni që duhet të blini

Si u realizua?

Nën mbështetjen e Uniceff Innovations Lab, filloi faza e parë e projektit që kishte si synim vendosjen e ekipeve në secilën linjë të autobusëve dhe nën përkrahjen e pajisjeve GPS nga Garmin, u morën informatat për të gjitha rrugët dhe stacionet e autobusëve. Këto informata më pas u bartën në kompjuter dhe në harta që bazohen në OpenStreetMaps. 

Objektivi afatgjatë i projektit Prishtina Buses, i cili kushtoi vetëm rreth 500 Euro, është të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës në Prishtinë dhe për të mbështesim njerëzit që të marrin autobusë më shpesh se sa makina, si dhe për të kontribuar në uljen e ndotjes në qytet.

“Ne shpresojmë se kz projekt do të shërbejë si një frymëzim për administratën publike për të kryer dhe të mbështetur këtë lloj projekti në qytete të tjera në Kosovë” thuhet më tej në faqe. 

Çfarë informata ka?

Për momentin, Prishtina Buses është në fazën beta, dhe aty mund të gjeni informacione për mbi 11 linja të autobusëve, duke përfshirë rrugën dhe orarin e tyre, me detaje të sakta të nisjes dhe arritjes, gjatë ditëve të javës dhe vikendeve. E gjithashtu faqja është përveç shqipes edhe në anglisht. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>