Biznes

Linkedin bëhet kompania e fundit Amerikane që largohet nga Kina

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Tetor 2021
Microsoft tha se do të mbyllte Linkedin për shkak të kërkesave të larta të autoriteteve çka kishte bërë sfiduese operimin. Linkedin bëhet kompania e fundit Amerikane që largohet nga Kina

Microsoft tha ditën e Enjte se do të mbyllte versionin lokal të Linkedin në Kinë. Rrjeti social ishte platforma e fundit Amerikane që ende operonte në Kinë.

U lançua në 2014-ën në vendin me popullsinë më të madhe në botë me funksionalitete të kufizuara për tju përshtatur ligjeve strikte të internetit në vend.

Microsoft tha se do të mbyllte Linkedin për shkak të kërkesave të larta të autoriteteve çka kishte bërë sfiduese operimin.

Lajmi vjen pasi rregullatorët vendas i kishin kërkuar Linkedin në Mars të moderonin më mirë përmbajtjet që publikohen në platformë. Po muajin e kaluar platforma bllokoi disa gazetarë Kinezë me arsyen se publikonin përmbajtje të ndaluara.

Të dhënat sipas Statista tregonin se Kina ishte tregu i tretë më i madh i Linkedin ndërsa CEO Satya Nadella kishte thënë se platforma sjell 10 miliadë dollarë të ardhura vjetore.

Linkedin u ble nga Microsoft në 2016-ën për 26.2 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nënsistemi Linux në Windows 11 do të ofrohet si aplikacion