Lajmet

Linkedin e ka kuptuar se videoja është e ardhmja, prezanton e transmetimet live

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Shkurt 2019
0
Këtë javë Linkedin do të prezantojë “Live Video” ku përdoruesit mund të transmetojnë live për një grup të caktuar njerëzish apo për tërë audiencën e Linkedin. Linkedin e ka kuptuar se videoja është e ardhmja, prezanton e transmetimet live

Linkedin, rrjeti social me afro 600 milion përdorues në mbarë botën, tha ditën e djeshme se videot janë formati me rritjen më të lartë në platformën e saj krahasuar punës origjinale, lajmeve të shpërndara dhe përmbajtjeve të tjera.

Nisur nga ky fakt kompania ka përgatitur edhe hapin e saj madhor të radhës. Këtë javë Linkedin do të prezantojë “Live Video” ku përdoruesit mund të transmetojnë live për një grup të caktuar njerëzish apo për tërë audiencën e Linkedin.

Shërbimi i ri do të nisë në SHBA në fazën beta dhe i disponueshëm vetëm përmes ftesave. Në javët në vijim Linkedin do të postojë edhe një formë kontakti për ata që duan të provojnë Linkedin Live.

Linkedin beson se funksioni i ri do të përdoret për të transmetuar përmbajtje të zakonshme që shohim në platformë. Pra plani i kompanisë është që me Linkedin Live të mbulojë konferenca, prezantime produktesh, sesione Q&A dhe aktivitete të tjera të organizuara nga influencer dhe mentorë.

Gjithashtu Linkedin Live mund të përdoret edhe nga kompanitë e mëdha teknologjike për të prezantuar raportet e tyre financiare.

Për të zhvilluar më tej platformën e video transmetimeve Linkedin Live ka vendosur të bashkëpunojnë me palë të treta si Wirecast, Switcher Studio, Wowza Media Systems, Socialive dhe Brandlive.

Në këtë përpjekje është edhe një partner teknike: Microsoft dhe shërbimi cloud Azure Media Services. Edhe pse e bleu në 2016-ën, Microsoft ka ruajtur distancën me rrjetin social profesional dhe ky është një përjashtim i rrallë.

Çuditërisht Skype nuk është pjesë e këtij prezantimi.

Më mirë vonë se kurrë?

Krahasuar me konkurrentët në sferën e rrjeteve sociale, Linkedin duket se është vonë për të hyrë në garën e re të videove. Pavarësisht zhvillimeve nga Twitter dhe Facebook, Linkedin solli funksionet e para për videot në Verën e 2017. Por 17 muaj që nga lançimi Linkedin ka vënë re rritje të trafikut, të të ardhurave dhe angazhimit në platformë.

LEXO EDHE:  Microsoft do të lidhë në internet 40 milionë njerëz deri në 2022

Megjithatë edhe pse thotë se videoja është formati me rritjen më të shpejtë, kompania nuk jep detaje për umrin e krijuesve apo shikuesve të videove përveç “miliona” anëtarëve të Linkedin që i kanë përdorur. “Linkedin Live ka qenë një prej funksioneve më të kërkuara,” shprehej shefi i menaxhimit të produktit Linkedin Pete Davies.

Shikuesit mund të bëjnë pyetje, sugjerime dhe komente në kohë reale. Organizatorët mund të moderojnë komentet në kohë reale. Por përtej kërkesës së përdoruesve, Linkedin Live është padyshim një motor i ri për gjenerimin e të ardhurave dhe rritjen e angazhimit në favor të kompanisë.

Deri më sot i vetmi monetizim që Linkedin ka prezantuar për videot është reklamimi me video. Ndërsa të ardhurat nga reklamimi nuk janë publikuar asnjëherë për Linkedin, Microsoft thotë se në tre mujorin e fundin u rritën me 29%.

Linkedin thotë se video reklamat gjenerojnë 30% më shumë komente për shikim sesa reklamat pa video. Anëtarët e Linkedin shpenzojnë tre herë më shumë kohë duke parë video reklama sesa përmbajtje statike të sponsorizuara.

Linkedin Live nuk është vetëm një risi për konsumatorët por edhe një mundësi unike për kompaninë e cila mund të eksplorojë mënyra të reja për monetizimin e përmbajtjeve përtej reklamave.

Konkretisht mund të kërkojë një pagesë të caktuar për transmetimet live të konferencave për të tërhequr më shumë përdorues premium të Linkedin.

Por rrjeti social ka vendosur të mos flasë rreth këtyre strategjive të mundshme e madje për momentin nuk do të vendosë reklama mes transmetimeve live. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>