Lajmet

LinkedIn krijon Faqet e Universiteteve

Publikuar , 20 Gusht 2013
0
LinkedIn krijon Faqet e Universiteteve

Rrjeti social profesional LinkedIn ka hapur faqen e tij të universiteteve me qëllim që të ndihmojë adoleshentët të ndërveprojnë jo vetëm për të gjetur punë apo trajnime të ndryshme në faqe, por gjithashtu edhe listën e kurseve dhe universiteteve që ata duan të ndjekin.

Edhe pse faqja nuk është dizajnuar specifikisht për studentët e gjimnazeve informacioni që ajo përcjell është shumë i vlefshëm. Duke filluar që nga 13 shtatori, studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga mosha 14 vjeç e lartë do t’iu jepet mundësia të regjistrohen në LinkedIn, të krijojnë një profil të tyre dhe të ndërveprojnë me faqet e Universiteteve.

“Ne besojmë se Faqet e Universitetit do të jenë shumë të vlefshme për studentët që po ndërmarrin një nga vendimet më të rëndësishme në jetën e tyre” – tha Christina Allne nga LinkedIn.

Faqet e reja i lejojnë studentët të hynë në faqen e një shkolle, të marrin informacione nga studentë që aktualisht janë në këtë shkollë dhe të zbulojnë mundësi të ndryshme karriere në këtë universitet.

“Maturantët apo ata që kërkojnë një universitet mund ta përdorin LinkedIn për të eksploruar shkollat në gjithë botën, duke zgjeruar edh njohuritë e tyre mbi karrierat, apo të ndërtojnë një guidë ku mbledhin eksperienca të ndryshme mbi këtë universitet”, vazhdon Allen.

Faqet e Universiteteve përmbajnë informacione të rëndësishme për çdo shkollë dhe ofrojnë ambiente për studentët të lidhen me njëri – tjetrin apo edhe të shkëmbejnë eksperienca. 200 universitete janë bërë pjesë e kësaj nisme në LinkedIn dhe me mijëra priten të hynë në javët në vazhdim. (PCWorld Albanian)

linkedin

LEXO EDHE:  Më 27-28 Korrik në ICTSlab organizohet maratona e redaktimit Wikivoyage për zgjerimin e përmbajtjes turistike të Shqipërisë dhe Kosovës

Lajmet e fundit>