Lajmet

Linkedin lançon butonë të ngjashëm të reagimeve si në Facebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Prill 2019
0
Reagimet jo vetëm që janë një incentivë për të rritur anagazhimin por gjithashtu një përpjekje e kompanisë për të qëndruar kompetitiv me platformat e tjera sociale. Linkedin lançon butonë të ngjashëm të reagimeve si në Facebook

Nganjëherë një “Like” në rrjetet social nuk tregon atë që ndjeni ose nuk keni mjaftueshëm inspirim për të shkruar një koment të plotë.

Sot Linkedin adresoi këtë problem me prezantimin e katër reagimeve të reja që njerëzit mund të përdorin si përgjigje në postimet e bëra në rrjetin social.

Përveç butonit “Like” tashmë mund të zgjidhni mes “Celebrate”, “Love”, “Insightful” dhe “Curious.”

Fakti që mungon një reagim “Haha” është mjaftueshëm për tu thënë se Linkedin nuk është rrjet social ku mund të zbaviteni.

Reagimet janë të disponueshme globalisht për afro 600 milionë përdoruesit nga dita e sotme në desktop dhe aplikacionet mobile.

Facebook lançoi reagimet tre vite më parë dhe Linkedin asnjëherë nuk ka qenë i shpejtë në adoptimin e trendeve të reja. Megjithatë tregon se kompania po tregohet e përgjegjshme duke u ofruar përdoruesve një platformë më dinamike e me shpresën se do të ngjallë më shumë reagime.

Reagimet jo vetëm që janë një incentivë për të rritur anagazhimin por gjithashtu një përpjekje e kompanisë për të qëndruar kompetitiv me platformat e tjera sociale.

Që Linkedin të vazhdojë të tërheqë më shumë përdorues, edhe shtesa më të vogla si kjo e fundit mund të bëjnë diferencën për rrjetin social. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Qyteti i dytë në SHBA që paguan mijëra dollarë hakerave pas sulmit me ransomware

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>