Biznes

LinkedIn lanson shërbimin e ri LinkedIn Today

Publikuar , 10 Mars 2011
0
LinkedIn lanson shërbimin e ri LinkedIn Today

LinkedIn është bërë një portal shumë i rëndësishëm për anën shoqërore të karrierës. Faqja nuk ka pasur asnjë problem në tërheqjen e anëtarëve të rinj dhe në gjendjen e mënyrave për tu integruar me rrjete tjera sociale – por ende nuk ka gjetur një mënyrë sesi t’i mbaj të kyçur më gjatë anëtarët e saj.

Mendoni pak këtë: Sa në të vërtetë qëndroni në LinkedIn.com? Vetëm në rast se jeni duke u marrë me përditësimin e profilit tuaj apo po kërkoni punë potenciale, atëherë përgjigja juaj mund të ndërlidhet me një kohë më të gjatë të shfrytëzimit, përndryshe shumica prej nesh qëndrojnë për periudha shumë të shkurtra. LinkedIn e di këtë dhe kjo është arsyeja pse po lanson LinkedIn Today.

LinkedIn Today është një shërbim për gjenerim të lajmeve që thith përmbajtje prej profileve dhe temave të postuara, duke ofruar lajme të personalizuara tek përdoruesit e saj. Natyrisht, një platformë e këtillë nuk mund të thuhet se është risi e madhe, por ajo në fakt që e bënë LinkedIn të dallueshëm prej konkurrencës është se ajo është e personalizuar për të ofruar edhe informata të bazuara në sektorin e tregut tuaj.

Renditja e lajmeve përcaktohet nga ajo sesa njerëz kanë cicëruar për të njerëzit e rrjetit tuaj apo sesa herë e kanë shkëmbyer atë, dhe përdoruesit gjithashtu mund të shfletojnë në lidhje me trendet tjera të industrisë – gjë që mund të bëhet diçka shumë e dobishme për vende ë punës për ata që kanë përvojë në analiza. Tema të ndërlidhua me industrinë nuk ju interesojnë? Atëherë ju mund të kufizoni që ngjarjet të lidhen vetëm me një kompani apo vetëm me një lokacion. Ju mund të imagjinoni në këtë formë ndjekjen e një vendi të punës e gjithashtu mund  ta bëni këtë edhe me një aplikacion të faqes në fjalë përiPhone.

LEXO EDHE:  Bien të ardhurat dhe investimet në sektorin e komunikimeve elektronike

Platforma që u shpalos sot soli edhe disa vegla të reja, siç është mundësia për të ruajtur ngjarjet për më vonë dhe për të ndjekur burimet që po i përdorin ato. Dhe natyrisht, ajo dëshiron që të fillojë të integrojë  butonin e saj Linkedin Share në faqe të ndryshme me lajme ku veçse janë butonat për Facebook dhe Twitter. Ky në fakt disi paraqet një hap neutral dhe pozitiv në evolucionin e Linkedin, por ne shpresojmë se faqja do të ketë kujdes gjatë kësaj periudhe; ajo ka një reputacion solid si një rrjet profesional që është efektiv dhe i lehtë për tu shfrytëzuar – dhe në anën tjetër eviton mbingarkesë me informata siç bëjnë faqet tjera sociale. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>