Lajmet

LinkedIn lëshon aplikacionin “më modern” për iOS 7

Publikuar , 03 Tetor 2013
0
LinkedIn lëshon aplikacionin “më modern” për iOS 7

LinkedIn-iOS-7LinkedIn ka përditësuar aplikacionin e vet për iPhone gjatë të mërkurës, duke paraqitur një pamje të re të aplikacionit të cilën ndërmarrja e quan “më të sheshtë, më të pastër dhe më moderne” për t’u përshtatur brenda sistemit operativ iOS 7.

Versioni i ri i aplikacionit, i cili është në dispozicion në dyqanin App Store që tani, iu mundëson përdoruesve edhe të pranojnë ose të bëjnë vlerësime për të tjerët brenda aplikacionit, veçori kjo e cila nuk ishte në dispozicion më parë.

Rrjeti profesional po ashtu përditësoi pamjen e aplikacionit mobil për lexim të lajmeve, Pulse, të cilin ndërmarrja e bleu në muajin prill si pjesë e përpjekjes së saj për të ofruar përmbajtje të cilësuar me lajme krahas profileve profesionale të përdoruesve.

Përveç dizajnit të ri të Pulse, që ka përjetuar disa ndryshime të ngjashme me aplikacionin LinkedIn, përdoruesit po ashtu mund të kalojnë përgjatë artikujve brenda aplikacionit ose të kthehen sërish në ballinë.

Veçoria për vlerësim të të tjerëve nuk është ekskluzive për përdoruesit e iPhone.

Përditësimi më i fundit i LinkedIn për Android po ashtu përfshin mundësinë për të menaxhuar vlerësimet përgjatë pajisjeve mobile që përdorin Android. Ai përditësim ishte në dispozicion javën e kaluar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple iOS 13 kalon 50% adoptim

Lajmet e fundit>