Lajmet

LinkedIn mundëson për përdoruesit aplikimet nëpërmjet pajisjeve mobile

Publikuar , 06 Gusht 2013
0
LinkedIn mundëson për përdoruesit aplikimet nëpërmjet pajisjeve mobile

Rrjeti social profesional LinkedIn ka vendosur të lehtësojë procesin e aplikimit për punë për të gjithë anëtarët anglisht folës.

Tashmë do të jetë e mundur që të aplikohet nëpërmjet smartfonëve pa qenë e nevojshme që të dërgohet një CV formale.

Kompania ka njoftuar se për të përfituar nga ky opsion përdoruesit mund të klikojnë tek butoni “Apply” që ndodhet në versionin e fundit të aplikacionit LinkedIn.

Personat që vendosin të aplikojnë në këtë lloj forme do të udhëzohen që të përditësojnë të dhënat e profilit të tyre profesional pasi në këtë rast do të jenë pikërisht ato të dhëna që do të transmetohen tek punëdhënësi në formën e një CV-je.

LinkedIn vendosi të ofronte këtë mundësi shtesë duke qenë se numri i anëtarëve që aksesojnë produktin nëpërmjet pajisjeve mobile po rritet gjithnjë e më tepër. Gjithashtu kompania vendosi të plotësonte këtë kërkesë të shtruar prej një kohë të gjatë nga përdoruesit.

Nuk dihet ende se sa do të konsiderohen këto lloj aplikimesh nga punëdhënësit, por ajo që dihet me siguri është ekzistenca e një audience të uritur për punë dhe që e preferon këtë opsion praktik dhe të shpejtë. (PCWorld Albanian)

LinkedIn Offices

LEXO EDHE:  Telekom Srbija vijon ekspansionin, blen dy operatorë të rinj

Lajmet e fundit>