Lajmet

Linkedin një prej fansave të mëdhenj të formatit të Clubhouse

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Prill 2021
Twitter Spaces është versioni i rrjetit social të mikroblogimit, Facebook po e ndërton një, Spotify gjithashtu e madje edhe Slack. Linkedin një prej fansave të mëdhenj të formatit të Clubhouse

Clubhouse provoi të jetë një hit jo vetëm për faktin e rritjes së shpejtë të popullaritetit por edhe dëshirës së të gjitha kompanive të njohura në botën e medias sociale për ta implementuar atë format në produktet e tyre.

Twitter Spaces është versioni i rrjetit social të mikroblogimit, Facebook po e ndërton një, Spotify gjithashtu e madje edhe Slack. Lista nuk përfundon këtu sepse edhe rrjeti social profesional Linkedin është duke punuar në një opsion të ngjashëm.

Për TechCrunch kompania konfirmoi se është duke punuar në një eksperiencë audio unike. Së shpejti do të nisin testimet me disa përdorues në fazën beta e madje kompania nuk ka hezituar të ndajë edhe disa mokcupe. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Detajohet sistemi i kamerave dhe ekrani i iPhone 12 Pro Max