Lajmet

LinkedIn prezanton shërbimin e ri Intro dhe disa përditësime të aplikacioneve mobile

Publikuar , 24 Tetor 2013
0
LinkedIn prezanton shërbimin e ri Intro dhe disa përditësime të aplikacioneve mobile

Gjatë një konference për shtyp ditën e mërkurë në San Françisko, rrjeti social profesional LinkedIn prezantoi versionin e ri të aplikacionit të vet për iPad, përditësimin e aplikacionit Pulse dhe një shërbim të ri për integrimin me postën elektronike të quajtur LinkedIn Intro.

LinkedIn Intro integrohet me aplikacionin e postës elektronike të Apple dhe realizon kalimin e të dhënave nga LinkedIn tek e-mailet e përdoruesit. Tashmë është e mundur që të shihet profili dhe fotot në mënyrë që përdoruesi të ketë më tepër informacione rreth personit me të cilin po shkëmben e-maile.

Ky shërbim është krijuar nga Raul, themelues i sipërmarrjes inovative Rapportive që ka shtuar në llogaritë e përdoruesve të Gmail informacionet e LinkedIn, Facebook, Twitter dhe rrjeteve të tjera sociale. Kjo kompani është blerë nga LinkedIn në vitin 2012.

Ndërkohë kompania ka prezantuar versionin e përditësuar të aplikacionit LinkedIn për iPad ku vihet re përmirësimi i dizajnit dhe komanda të reja navigimi. Në aplikacion është shtuar përmbajtja e LinkedIn Influencer që mundëson shfaqjen e artikujve të përdoruesve kryesorë. Aplikacioni është tashmë i disponueshëm në Apple App Store.

LinkedIn ka prezantuar gjithashtu edhe një version të ri të Pulse, aplikacion që shërben për publikimin e lajmeve. Me përditësimin e ri aplikaioni ofrohet për përdoruesit me një dizajn të ri dhe ka shtuar opsionet e shpërndarjes në LinkedIn.

Kompania ka kryer blerjen e Pulse në fillim të këtij viti. Përditësimi pritet të jetë i disponueshëm së shpejti. Mesa duket strategjia e re e kompanisë ka të bëjë me përhapjen e shërbimeve të shumta të LinkedIn midis aplikacioneve të ndryshme mobile. (PCWorld Albanian)

Jeff_Weiner_LinkedIn

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës kërkon shtyrjen e afatit për ti paguar borxhin Z-Mobile

Lajmet e fundit>