Lajmet

Linkedin teston ndërfaqen e errët “Dark Mode”

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Qershor 2021
Edhe pse shumica e ekraneve ndriçojnë me ngjyrë të zezë dark mode, ato OLED i fikin pikselët duke kursyer energji. Linkedin teston ndërfaqen e errët “Dark Mode”

Në vitet e kaluara shumica e aplikacioneve kanë lançuar një temë të errët quajtur “Dark Mode”. Një aplikacion ende nuk e ka bërë këtë dhe e kemi fjalën për Linkedin.

Një raport i fundit i cili vjen nga hulumtuesja Jane Manchun Wong, sugjeron se shumë shpejt ka për të ndryshuar. Ajo postoi në Twitter një cicërimë ku shfaqet rrjeti social i veshur në ndërfaqe të zezë dhe tekst të bardhë.

Shumica e përdoruesve preferojnë një dark mode plotësisht të errët dhe dizajni i Linkedin bazuar në foton e publikuar është i ngjashëm. Edhe pse shumica e ekraneve ndriçojnë me ngjyrë të zezë dark mode, ato OLED i fikin pikselët duke kursyer energji.

Wong është një prej hulumtuesve më të besueshme sa i përket informacioneve që ajo raporton. Megjithatë nuk ka një datë as afat kur dark mode do të mbërrijë në Linkedin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple padit një kompani për logo të ngjashme

Tags >

LinkedIn