Harduer

Linksys Velop janë routerët e parë mesh të kompanisë me Wi-Fi 6

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Tetor 2019
0
Prezantimi i Linksys vjen pak muaj pasi rivali kryesor Netgear prezantoi linjën Orbi po me Wi-Fi 6. Versioni i Netgear gjithashtu kushton 699 dollarë për dy copë. Linksys Velop janë routerët e parë mesh të kompanisë me Wi-Fi 6

Linksys prezantoi sistemin e parë të routerëve mesh me teknologjinë Wi-Fi 6, standardi i ri i cili është optimizuar për numrin e lartë të pajisjeve të lidhura në rrjet.

Routeri Velop Wi-Fi 6 është i disponueshëm për 399 dollarë copa ose 699 dollarë dy copë. Linksys thotë se ato mund të mbulojnë një hapësirë prej 278 metrash katrorë dhe të përballojnë lidhje me 50 pajisje njëherazi.

Prezantimi i Linksys vjen pak muaj pasi rivali kryesor Netgear prezantoi linjën Orbi po me Wi-Fi 6. Versioni i Netgear gjithashtu kushton 699 dollarë për dy copë.

Velop Wi-Fi 6 vjen me katër porta Gigabit Ethernet së bashku me një portë USB 3.0 Type-A.

Në brendësi routerët kanë procesor 2.2Ghz katër bërthama për shpejtësi teorike maksimale prej 5.3Gbps. Me pak fjalë sistemi i ri duhet të jetë 4 herë më i shpejtë sesa gjenerata e kaluar e Velop. /PCWorld albanian

LEXO EDHE:  Laptop i ASUS që ngjan me një desktop

Lajmet e fundit>