Analiza

Liria në internet, propaganda funksionon më mirë se censura në median sociale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Nëntor 2019
0
“Shumë qeveri kanë mësuar se në median sociale propaganda funksionon më mirë sesa censura,” tha Mike Abramowitz, President i Freedom House. Liria në internet, propaganda funksionon më mirë se censura në median sociale

Dezinformimi ose lajmet e rreme siç i quajnë shumica, janë shndërruar në një problem të madh për qeveritë por edhe kompanitë private.

Ndërsa përhapja e informacioneve të rreme është shtuar në vitet e fundit, ligjvënësit kanë kërcënuar se do të ndërhyjnë dhe ta rregullojnë me forcë këtë problem.

E ndërsa disa vende si SHBA janë përpjekur të ndalojnë dezinformimin, Freedom House akuzon disa liderë globalë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, se kanë mbështetur mediat sociale për përfitimet e tyre.

SHBA, Kina dhe 40 vende të tjera të botës kanë monitoruar platformat e medias sociale thoshte raporti.

E ardhmja e lirisë në internet qëndron tek aftësia jonë për të “rregulluar” median sociale thonë ekspertët. Duke qenë se SHBA është shtëpia e pjesës më të madhe të mediave sociale, duhet të jetë ky vend i cili promovon transparencën dhe llogaridhënien më të shumti.

Islanda dhe Estonia janë në krye të renditjes për lirinë në internet ndërsa Kina dhe Irani janë të fundit. Edhe SHBA gëzon një prej lirive më të mëdha të internetit në botë edhe pse në tre raportet e fundit ka shënuar rënie.

Raporti thoshte se mediat sociale janë shndërruar në fushëbetejën e re të demokracisë ku qeveritë përdorin censurën dhe teknologjitë e bllokimit të sajteve. Shtetet dhe partizanët e saj gjithashtu kanë përdorur dezinformimin dhe propagandën për të manipuluar fakte e opinione gjatë zgjedhjeve në disa vende të botës si ato në SHBA në 2018 dhe atë Parlamentit Evropian në 2019.

“Shumë qeveri kanë mësuar se në median sociale propaganda funksionon më mirë sesa censura,” tha Mike Abramowitz, President i Freedom House. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Të gjitha produktet e Google do të përbëhen nga materiale të ricikluara deri më 2020

Lajmet e fundit>