Biznes

Lirohet nga burgu trashëgimtari i Samsung

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Gusht 2021
Ai qëndroi në burg për 207 ditë, vetëm gjysmë e dënimit pas u arrestua nën akuzat e korrupsionit dhe dhënies së rryshfetit. Lirohet nga burgu trashëgimtari i Samsung

Trashëgimtari i Samsung Lee Jae-yong është liruar dhe falur dënimi me burg dhënë pas skandalit që përfshiu edhe presidenten e vendit Park Guen-hye.

Ai qëndroi në burg për 207 ditë, vetëm gjysmë e dënimit pas u arrestua nën akuzat e korrupsionit dhe dhënies së ryshfetit.

Ish presidentja e vendit Park Guen-hye vazhdon të vuajë dënimin e saj për të njëjtat akuza. Samsung Electronics u themelua nga gjyshi i Lee dhe që prej 2014-ës ai ka qenë de fakto drejtues i kompanisë.

53-vjeçarit ju dha një dënim me 2 vite e gjysmë burg nga një gjykatë e lartë e Seulit. Ai akuzohej se kishte paguar 37.7 milionë euro dy fondacioneve të mikes së afërt të presidentes Park në këmbim të mbështetjes politike që do të sillte në krye të konglomeratit zotin Lee.

Manovrat e tij kishin nevojë për mbështetjen e qeverisë së vendit. Ministria e Drejtësisë vendosi të lironte Lee pasi kishte konsideruar efektet e pandemisë globale në ekonominë e Koresë së Jugut dhe tregjeve globale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbërrin Android 11 për Note 10 dhe Note 10 Plus

Tags >

samsung