Ja se si

Lironi hapësirë në Windows nëpërmjet shportës së riciklimit

Publikuar , 01 Tetor 2011
0
Lironi hapësirë në Windows nëpërmjet shportës së riciklimit

Blogu i teknologjisë Cybernet News i ka treguar këta urdhëra për t’i zbrazur shportat e riciklimit të të gjithë përdoruesve në kompjuter.

Ajo se çfarë duhet të bëni është që të shkoni në Start, pastaj, nëse jeni duke përdorur Windows 7, shkruani cmd dhe në rezultatin e paraqitur klikoni me të djathtën e miut dhe klikoni Run as administrator. Klikoni Yes dhe në dritaren e posahapur shkruani:

rd/ c:\$Recycle.Bin

dhe shtypni Enter në tastierë.

Nëse jeni duke përdorur Windows XP, Vista, ose Server 2003, shtypni në Start, pastaj në Run, shkruani cmd dhe shtypni OK. Në dritaren e posahapur shkruani:

rd/s c:\recycler

Natyrisht, nëse disku juaj nuk është i titulluar si c:\, atëherë ju duhet ta përdorni shkronjën përkatëse të diskut në të cilin e keni instaluar Windowsin./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të përditësoni Windows 10-ën manualisht në Përditësimin e Tetorit 2018

Lajmet e fundit>