Lajmet

Lista e aplikacioneve më të mira Android nga Google flet për një vit plot stres

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Dhjetor 2020
Aplikacionet e përzgjedhura tregojnë se çfarë viti stresues ka qenë 2020 ku një aplikacion që përdoret për të vënë në gjumë u zgjodh si më i miri nga editorët por edhe përdoruesit. Lista e aplikacioneve më të mira Android nga Google flet për një vit plot stres

Duke vijuar në traditën vjetore, Google ditën e sotme publikoi listën e aplikacioneve, lojërave, filmave dhe librave më të mirë të vitit.

Aplikacionet e përzgjedhura tregojnë se çfarë viti stresues ka qenë 2020 ku një aplikacion që përdoret për të vënë në gjumë u zgjodh si më i miri nga editorët por edhe përdoruesit.

Aplikacioni ndihmon përdoruesit të menaxhojnë emocionet negative që akumulohen gjatë ditës dhe që vinë në mendje gjatë gjumit. Ndërsa ankthi dhe stresi shtohet, gjumi i njerëzve prishet.

Mesatarisht përdoruesit shfrytëzonin aplikacionin 34 minuta në ditë. Përveç Loona, editorët e Google Play përzgjodhën lojën Genshin Impact si më e mira e vitit. Ndërsa përdorues zgjodhën SpongeBob: Krusty Cook-Off si loja më e mirë e vitit.

Një tjetër aplikacion që përfitoi nga izolimi i Covid-19 ishte Disney+ që fitoi medaljen “Përzgjedhja e Përdoruesit 2020.” Përveç fituesve Google përmendi edhe disa tituj të tjerë si aplikacionet Centr dhe Intellect dhe lojërat si The Gardens Between, Harry Potter: Puzzles & Spells dhe Sky: Children of the Light.

Në kategoritë “Best Everyday Essentials”, “Best for Personal Growth”, “Best Hidden Gems” dhe “Best Apps for Good” u shpallën fitues aplikacionet Calmaria, Grid Diary, The Pattern, Whisk, Zoom, Centr, Intellect, Jumprope: How-to Videos, Paired: Couples App, Speekoo, Cappuccino, Explorest, Loóna, Paperless Post, Tayasui Sketches, Bazaart, Disney+, Dolby On, Reface, Vita, GreenChoice, Medito dhe ShareTheMeal.

Filmat më të mire të 2020-ës sipas Google Play ishin “Bill & Ted Face the Music,” “Just Mercy,” “Miss Juneteenth,” “Onward” and “Parasite.”

Librat më të mire u shpallën “A Promissed Land” nga Barack Obama, “The City We Became” nga N.K. Jesmin, “Riot Baby” nga Tochi Onyebuchi, “Solutions and Other Problems” nga Allie Brosh dhe “You Had Me at Hola” nga Alexis Daria. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Gmail pajiset me thirrje zanore dhe audio