Lajmet

Listë me urdhra të shkurtër për Photoshop dhe Illustrator

Publikuar , 11 Gusht 2013
0
Listë me urdhra të shkurtër për Photoshop dhe Illustrator

adobeUrdhrat (komandat) e shkurtër në tastierë janë në mesin e truqeve më të mira për produktivitet dhe programet për dizajn të Adobe ofrojnë shumë prej tyre.

Kurdo që jeni duke filluar që të përdorni Adobe Photoshop ose Illustratior ose tashmë keni një përvoj në përdorimë, këto fleta me trukime mund të ju hyjnë në punë. Ja se si t’i lexoni këto fleta, sipas ndërmarrjes hostuese ZeroLag, e cila krijoi infografikët:

Shkurtesa për Veglën në Photoshop = teksti i hirtë

Shkurtesa për Veprim = teksti i kaltër

1. Shikoni për Shkurtesën për Veglën në Photoshop (teksti i hirtë) ose Shkurtesën për Veprim (teksti i kaltër) që dëshironi të kryeni në tastierë.

2. Nëse dëshironi të përdorni Shkurtesën për Veglën në Photoshop (teksti i hirtë), shtypni tastin përkatës (Shembull: Për të pasur qasje në veglën “Type” të Photoshop, shtypni shkronjën “T” në tastierë)

3. Nëse dëshironi të përdorni një Shkurtesë për Veprim (teksti i kaltër), shtypni tastin Command, pastaj shtypni në tastin e duhur për veprim që dëshironi. (Shembull: Për të pasur qasje në Shkurtesën për Veprim “Shndërro”, shtypni tastin Command dhe pastaj tastin “T”) E njëjta vlen për versionin Illustrator.

Shkurtesat e tjera që nuk janë në tastierë janë listuar poshtë. Kështu, pa shtuar më tej, ja fletat me truqet (klikoni për t’i rritur ose klikoni me të djathtën e miut për t’i ruajtur). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Evernote në vështirësi financiare, kompania largon 15% të punonjësve

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>