Lajmet

“Listen to Wikipedia”, zgjedhje e mirë për të marrë informacione

Publikuar , 21 Gusht 2013
0
“Listen to Wikipedia”, zgjedhje e mirë për të marrë informacione

Në Wikipedia përdoruesit mund të realizojnë disa veprime, si mund të shikojnë informacione ose ti editojnë, por mund të pranojnë pa dashur edhe viruset e ndryshme.

“Listen to Wikipedia” nga ana tjetër përmban një sërë funksionesh tepër interesante sidomos për mënyrat e marrjes së informacionit.

E zhvilluar nga Hatnote, “Listen to Wikipedia” i merr të dhënat nga ndryshimet e fundit të Wikipedias dhe i përkthen këto të dhëna në tinguj. Zilet sinjalizojnë shtesat, ndërkohë që teksti përfshin uljet.

Ritmi i çdo note varet nga madhësia e redaktimit, sa më i madh redaktimi aq më i vogël ritmi.

Një tregues multi-ngjyrësh i cili konsiston në mbivendosjen e rrathëve shumë ngjyrëshe ju tregon juve se cili prej artikujve ka ndryshuar dhe statusin e çdo përdoruesi, p.sh: rrathët e jeshiltë ju tregojnë mbi shtesat e bëra nga autorë pa identitet, të bardhët janë për përdoruesit e regjistruar, dhe lejla paraqet një punë të rëndësishme.

Të gjitha së bashku, “Listen to Wikipedia” ju krijon një eksperiencë të mirë që dallon nga tingujt e tastierave duke u bërë muzika e informacioneve të deklaruar nga vullnetarët. Edhe pse duket interesante, duhet parë se si do të punojë gjatë një stuhie aktiviteti. (PCWorld Albanian)

wikipedia

LEXO EDHE:  Përditësimi i madh i radhës në Windows 10 do të jetë në të vërtetë i vogël

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>