Lajmet

Live: Apple prezanton iPhone 13 dhe gjeneratën e re Apple Watch

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Shtator 2021
Live: Apple prezanton iPhone 13 dhe gjeneratën e re Apple Watch

20:18 – Porositë për modelet e reja iPhone fillojnë të Premten ndërsa godasin dyqanet më 24 Shtator. iPhone 12, iPhone 11 dhe iPhone SE mbeten në shitje.

20:16 – iPhone 13 fillon nga 999 dollarë ndërsa 13 Pro Max nga 1,099 dollarë.

20:14 – iPhone 13 Pro ka bateri me 1.5 orë më shumë jetëgjatësi ndërsa iPhone 13 Pro Max 2.5 orë.

20:13 – Me iPhone 13 Pro përdoruesit mund të përcaktojnë nivelin e fokusit dhe bokeh pasi imazhet të jenë realizuar. Apple gjithashtu zbuloi formatin e ri Pro-Res ose Dolby Vision.

20:06 – Kamerat e iPhone 13 Pro: 92% përmirësim në fotot me dritë të pakët nga sensori me kënd të gjerë. Sensori i ri 77mm telefoto garanton zmadhim 3x. Kamera kryesore përmirëson performancën në dritë të pakët me 2.2 herë.

20:03 – Ekrani i ri Super Retina vjen me frekuencë 120Hz e cila përshtatet në sipas nevojës së përdoruesit nga 10Hz deri në 120Hz.

20:00 – iPhone 13 Pro vjen në katër ngjyra të reja: grafit, artë, argjendtë dhe blu.

19:59 – Tim Cook zbulon iPhone 13 Pro

19:56 – iPhone 13 mini shitet për 699 dollarë modeli dhe iPhone 13 për 799 dollarë modeli bazë. Hapësira bazë është 128GB.

19:54 – iPhone 13 dhe 13 mini kanë jetëgjatësi të përmirësuar baterie falë çipit A15.

19:53 – Modaliteti i ri “Cinematic Mode” lejon zhvendosjen e fokusit gjatë regjistrimit të videove.

19:50 – iPhone 13 dhe 13 mini ka dy sensorë: 12-megapikse kryesore dhe 12-megapiksel me kënd super të gjerë.

19:48 – Kamerat e reja të iPhone 13 kapin 47% më shumë dritë.

LEXO EDHE:  Microsoft përditëson Surface Pro X me procesor të ri

19:45 – Sipas Apple është 50% më i shpejtë sesa konkurrentët ndërsa grafikat janë përmirësuar me 30% krahasuar me gjeneratën e kaluar.

19:44 – A15 është procesori 5-nanometër në brendësi të iPhone. 6 bërthama, 4 të performancës së lartë dhe 2 të performancës ulët.

19:43 – Prezantohet iPhone 13 me ekranin e ri OLED në dy madhësi 6.1-inç dhe 5.3-inç. Ekranet e tyre kanë 28% më shumë shkëlqim.

19:38 – Apple Watch vjen në 5 ngjyra të reja dhe materiale prej alumini, titaniumi dhe çeliku. Prezantohen versionet Nike dhe Hermes.

19:36 – Ekrani i Watch Series 7 ka një kornizë vetëm 1.7 mm të trashë. Ekrani ka 70% më shumë shkëlqim.

19:34 – Çmimet fillojnë nga 199 dollarë për Apple Watch Series 3, 279 dollarë për Apple Watch SE dhe 399 dollarë për Apple Watch Series 7

19:30 – Fillon transmetimi live i evenimentit. Apple e nis me gjeneratën e re të Apple Watch. Kompania premton 18 orë jetëgjatësi baterie, ekrane më të mëdha, butona më të mëdha ndërsa është ridizajnuar edhe ndërfaqja.

Është ai momenti i vitit kur Apple prezantoi gjeneratën e re të iPhone, kësaj herë është iPhone 13.

Priten ndryshime të vogla duke qenë se vitin e kaluar u soll një dizajn i ri. Kamerat janë ato që do të marrin vëmendjen më të madhe ndërsa presim procesorë më të fuqishëm.

Ka pasur spekulime për një notch të ri ku fshihen sensorët Face ID.

Orët e reja vinë me dizajn të ri, një ndryshim madhor krahasuar me gjeneratën e kaluar.