Lajmet

Live: ICTSmedia shpall fituesit e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Prill 2019
0
Të gjithë ata që janë ngjitur në skenën e Albanian ICT Awards ndër vite janë model për të gjithë të rinjtë në Shqipëri sepse ky brez shqiptar nuk ka asnjë dallim nga asnjë brez të rinjsh në çdo cep të botës, dhe kjo falë teknologjisë. Live: ICTSmedia shpall fituesit e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards

22:34 – Në kujtim të një prej kontributorëve më të shquar të ICT Awards ndër vite i cili tashmë është ndarë nga jeta, Rrustem Alaj, ekipi i ICT Awards vendosi të ndante një çmim për një tjetër kontributor, Enis Vehapin.

22:27 – Fitues në kategorinë Cyber Security në edicionin e 7-të të ICT Awards u shpall Meridian Miftari

22:25 – Në kategorinë Cyber Security garojnë Bleon Proko me projektin TP_3num; Butrin Komoni me projektin Cyclone dhe Meridian Miftari me projektin Analizë ose publikim për metodologjinë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

22:19 – Mirënjohje për Eljon Shkollolli dhe Pranvera Iseni

22:12 – Fitues në kategorinë Shërbimi Publik i Vitit për Kosovën në edicionin e 7-të të ICT Awards është Platforma zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për këshillim dhe orientim në karrierë, Busulla.COM

22:10 – Fitues në kategorinë Shërbimi Publik i Vitit për Maqedoninë e Veriut në edicionin e 7-të të ICT Awards është Rijad Abdullai me projektin Qendra për shërbime të TI-së

22:05 – Fitues në kategorinë Shërbimi Publik i Vitit për Shqipërinë në edicionin e 7-të të ICT Awards është Vodafone Albania dhe Bashkia Tiranë me aplikacionin Tirana Ime

21:59 – Mirënjohje për Shkollën Profesionale “Kolin Gjeka” në Lezhë

21:52 – Në kategorinë risi ICT Researcher of the Year u shpall fitues Andi Bejleri me projektin Comprehensive Multiparty Session Types

21:42 – Fitues në kategorinë Inovacioni i Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards u shpall Agon Avdimetaj

21:38 – Në kategorinë Inovacioni i Vitit garojnë: Agon Avdimetaj me projektin Rosie; Rezart Prifti me projektin Platforma Shqiptare e Mësimit Online, Metronom dhe Qëndrim Pllana me projektin Evaluo – Test on the go

21:36 – Mirënjohje për shkollën fillore në Ulqin “Mark Nuculloviq”

21:35 – Mirënjohje për Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

21:25 – Fitues në kategorinë Femra në ICT në edicionin e 7-të të ICT Awards u shpall Julia Hoxha

LEXO EDHE:  ICT Awards në vitin e shtatë në kërkim të gjurmëve inovatore

21:19 – Në kategorinë Femrat në ICT garojnë: Blerta Thaçi me projektin Tech4Policy, Ines Bula me projektin Ndërtimi i Robotëve nga mbetjet mekatronike-Robot from Scrap dhe Julia Hoxha me projektin Zana.

21:13 – Fitues në kategorinë Mobiliteti i Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards u shpall Erion Cuni

21:07 – Në kategorinë Mobiliteti i vitit garojnë: Arbër Puci me projektin LaPiat: Erion Cuni me projektin Kalipso dhe Hashim Llumnica me projektin Zhvillimi i teknologjise ne android per persona te verbër.

21:05 – Fitues në kategorinë Diploma e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards u shpall Xhoena Polisi.

21:00 – Në kategorinë Diploma e Vitit garojnë: Besart Kuleta me projektin Analiza e shportës së konsumatorit – rast studimi i bazuar në Data Mining; Klajdi Çaushi me projektin Një kriptovalutë për sektorin e turizmit në Shqipëri – Një skenar zbatimi dhe Xhoena Polisi me projektin Algoritma të detektimit të qelizave në mjedise të ndryshme qelizore.

20:52- Fitues në kategorinë Ylli në Ngritje në edicionin e 7-të të ICT Awards u shpall Fiona Meqa

20:48 – Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi tha se ishte draftuar ligji i ri për startupet.

20:43 – Në Kategorinë Ylli në Ngritje garojnë: Ardit Xhaferri me projektin GIVE, Fiona Meqa me projektin Shtëpia e Zgjuar, Jasir Idriz me projektin e krijimit të një uebsajti për fakultetet dhe Daniel Doçi me projektin Virtual Reality Driving Stimulator (VRDS).

20:40 – “Kemi lançuar një inciativë për startupet dhe së shpejti do të organizohet një konkurs me mbështetjen e Bashkimit Evropian me skema të ndryshme financimi.”

20:36 – “Një prej axhendave kryesore të institucionit që drejtoj është reduktimi dhe zerimi i tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit dhe kjo bëhet pa qëllim por për shkak të nevojës së njerzve online të epokës që jetojmë.”

20:31 –Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(RCC) zj. Majlinda Bregu “Të gjithë ata që janë nën 30 vjeç janë rritur në një kohë jo vetëm që dinë të përdorin kompjuterin por të gjitha programet e tij. Përditë e më shumë i detyrohemi këtij brezi të ri”

LEXO EDHE:  Për herë të parë në Shqipëri vinë Sesionet Rajonale të Parlamentit Rinor Evropian

20:30 – “Samiti Dixhital i organizuar para pak kohësh në Beograd do të sillet edhe në Tiranë.”

20:23 – Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj në skenë “Një profesor i im më thoshte mos u dëshpëro nëse dështove sepse dështimi yt është vetëm versioni 1.0. ICT Awards është bekim i madh për qytetin tonë i cili sot është në 7.0”

20:20 – Kontributi i ICT Awards është kontribut edhe për axhendën Evropiane për Ballkanin Perëndimor Dixhital

20:19 – “Dua ta pranoj publikisht sonte se kam mësuar gjatë këtij shumë nga rinia e cila po ec shpejt dhe ne duhet ti mbështesim ata mesa të mundemi.”

20:17 – Ministri i Inovacionit të Kosovës Besim Beqaj në skenë:”Falë ICTSmedia kemi bashkuar në këtë sallë më të mirët e gjithë kombit.”

20:16 – Në këtë skenë kanë kaluar produkte të dëshmuara në gjashtë vitet e fundit.

20:14 – Secili antar i jurisë ka bërë vlerësimin individual të secilit prej 110 punimeve, një shifër rekord. Faza e parë kishte 48 aplikantë dhe në fazën e dytë këta aplikantë prezantuan përpara jurisë.

20:11 – Jemi ne ata që duhet të vulosim axhendën dixhitale të Ballkanit Perëndimor. ICT Awards është një nga pak iniciativa që mbështet punën dhe talentin e të rinjve dhe të reja përmes një vlerësimi transparent.

20:11 – Kryetari i jurisë Dr. Ilir Çapuni në skenë. “Prania e ministrave tregon rëndësinë që ka inovacioni për ekonominë dhe rëndësinë që ka ICT Awards për përcaktimin e ekselencës në këtë fushë.”

20:08 – “Dua të falenderoj 110 kandidatët”

20:07 – “Juria e këtij edicioni e ka konsideruar vlerësimin e projekteve një sfidë të madhe e cila çdo vitë vështirësohet.”

20:06 – Bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards Kushtrim Shala: “Është vërtetë emocion i madh pas një rrugëtimi tre mujor të vijmë në këtë natë.” Ai falënderoi kontributorët, sponsorët dhe mbarë komunitetin e ICT.

LEXO EDHE:  OnePlus 7 do ti mungojë një teknologji e cila është shndërruar në standard

19:47 – Hap siparin Mbrëmja Gala e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards

Shtëpia Botuese ICTSmedia, lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit, organizon për vitin e 7-të me radhë garën mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë dhe informacionit Albanian ICT Awards.

Ditën e Marte datë 30 Prill 2019 përkon me aktivitetin përmbyllës të kësaj ngjarje, Mbrëmja Gala, pas një maratone 90 ditore në kërkim, identifikim dhe shpërblim të shpirtit novator, produktiv, sipërmarrës dhe teknologjik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

#ICTAwards7

Gepostet von ICT Awards am Dienstag, 30. April 2019

Në këtë aktivitet do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre: Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ministri i Inovacionit të Kosovës z. Besim Beqaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z. Valdrin Luka, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë z. Eduard Shalsi, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(RCC) zj. Majlinda Bregu, politikanë, diplomatë, akademikë, studiues, të rinj dhe të reja të botës së teknologjisë nga mbarë trevat shqipfolëse të cilët me pjesëmarrjen e tyre po aq sa kandidatët e ICT Awards dëshmojnë karakterin mbarëkombëtar të kësaj gare.

I konsideruar gjerësisht i “Oscar-i” i teknologjisë në Shqipëri, Albanian ICT Awards vlerëson dhe shpërblen çdo vitë profesionistë, udhëheqës biznesesh, inovatorë, akademikë dhe të rinjtë të cilët kanë lënë gjurmë teknologjike shqiptare me punën e tyre të palodhur në komunitetet ku jetojnë.

Të gjithë ata që janë ngjitur në skenën e Albanian ICT Awards ndër vite janë model për të gjithë të rinjtë në Shqipëri sepse ky brez shqiptar nuk ka asnjë dallim nga asnjë brez të rinjsh në çdo cep të botës, dhe kjo falë teknologjisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>