Lajmet

Live Messenger feston 10 vjetorin

Publikuar , 23 Korrik 2009
0
Live Messenger feston 10 vjetorin

Live Messenger është një aplikacion për komunikim të shpejtë (IM) që tanimë gjendet në treg qe 10 vite me radhë, dhe ka mbi 330 milion përdorues anembanë botës.

Për të festuar këtë, Microsoft ka vendosur një pako për shkarkim (që është pa pagesë) dhe e cila përmban emotikona, winks, prapavija dhe ekstra të tjera për Messenger.

Në momentin që klikoni në butonin për shkarkim “FREE Gift Pack”, ju jo vetëm që merrni ekstrat e garantuara, por gjithashtu do të shihni edhe një reklamë pop-up që iu shtynë të merrni IE8. Kur instaloni pakon, ju do të pranoni edhe një ngacmim tjetër që iu pyet për të shkarkuar shfletuesin e ri.
Gjithashtu juve do t’iu shtrohet pyetja e radhës për të ndryshuar faqen kryesore (Home Page) në MSN dhe të vendosni si makinë kërkuese Bing-un. Pasi të përfundoni instalimin, përmbajtja e ofruar do të shkarkohet dhe me kaq përfundon.

Më duhet të them se pakoja e ofruar me dhurata ka pak gjëra në të; shembull në Messenger ju paraqiten disa fotografi dinamike për display dhe disa të tjera statike (tema është festive), pastaj disa widgets festive, dhe në fund gjithashtu disa prapavija festive për dritaret e bisedimit në messenger.

Ndoshta kjo është një “falënderim” për 10 vite përdorim ndaj 330 milion përdoruesve (ku sigurisht edhe ne jemi të pranishëm), apo ndoshta është vetëm një tentim tjetër i radhës nga kjo kompani për të shfrytëzuar rastin dhe për të rritur pjesëmarrjen në treg të shfletuesve…

LEXO EDHE:  Samsung nuk do ti prodhojë telefonët më në Kinë

Lajmet e fundit>