Lajmet

Liveblog: Apple prezanton 4 modele të reja të iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Tetor 2020
0
Por nuk është e gjitha sepse Apple do të prezantojë edhe një pajisje të karikimit wireless. Gjithashtu gjiganti i iPhone është raportuar prej kohësh se po punon në një palë kufje që do ti bashkohen linjës së AirPods. Liveblog: Apple prezanton 4 modele të reja të iPhone

20:10 – Apple mbyll kështu aktivitetin virtual të prezantimit të iPhone 12 me prezantimin e katër modeleve: iPhone 12, iPhone 12 mini, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Krahas tyre Apple zbuloi edhe altoparlantin inteligjent me Siri Apple HomePod. Risi për modelet e këtij viti ishin dizajni i ri i frymëzuar nga iPhone 5, teknologjia 5G, ekrane OLED për mbarë linjë dhe kamerat e reja kryesore.

iPhone 12 ka ekran 6.1-inç. iPhone 12 Mini ekran 5.8-inç. iPhone 12 Pro 6.1-inç dhe iPhone 12 Pro Max 6.7-inç.

Të gjitha modelet vinë me procesorin Apple A14 Bionic i cili është 50% më i fuqishëm grafikisht sesa modeli i kaluar. Përmirësime të mëdha janë bërë në inteligjencë artificiale.

Kaq kishte rezervuar Apple për aktivitetin që normalisht duhej të ishte organizuar në Shtator por për shkak të Covid-19 dhe vonesave të shkaktuar në zinxhirët e prodhimit vendosi ta shtyjë për në Tetor.

20:08 – Porositë për iPhone 12 dhe Pro fillojnë më 16 Tetor dhe shitjet më 23 Tetor. iPhone 12 mini merr porositë e para më 6 Nëntor dhe në shitje më 13 Tetor

20:06 – iPhone 12 Pro fillon nga 999 dollarë. iPhone 12 Pro Max fillon nga 1099 dollarë

20:02 – Përmirëson fotot portret në modalitetin Night Mode

20:01 – LiDAR përdoret për fotot në dritë të paktë kryesisht në autofokus duke përmirësuar cilësinë me 6 herë

20:00 – Skaneri LiDAR është integruar në iPad fillimisht

19:59 – iPhone 12 Pro ka një sensor LiDAR krahasuar kamerave

19:58 – Apple thotë se një gjë e tillë është e mundur vetëm me procesorin e ri të imazhit integruar në A14 Bionic

19:57 – Kamera e iPhone 12 Pro është e para që regjistron video në Dolby Vision HDR

LEXO EDHE:  Hultumtuesit e Komunitetit Kibernetik XOR zbulojnë një sulm kibernetik ndaj qytetarëve të Kosovës me llogari bankare Raiffeisen

19:56 – Kamera e iPhone  12 Pro mund të realizojë video 10-bit HDR

19:55 – Formati i ri për fotografët profesionistë ofrohet vetëm në 12 Pro dhe Pro Max

19:54 – Me kamerat e reja Apple sjell formatin Apple ProRaw

19:52 – Sensorët kanë piksel më të mëdhenj duke sjellë përmirësim në dritë të paktë me 87%

19:51 – Kamera e re telefoto ka një gjerësi fokale nga 52 në modelin e kaluar në 65 tek iPhone 12. Zmadhim optik 5x

19:50 – Teknologjia Deep Fusion është aplikuar tek katër kamerat

19:49 – A14 ka një procesor imazhi duke siguruar detaje dhe cilësi të pakrahasueshme të fotove

19:49 – Ekrani 6.1-inç Super Retina XDR. Modeli Pro Max 6.7-inç

19:48 – Katër ngjyra për iPhone 12 Pro: argjendtë, bardhë, artë dhe blu

19:47 – iPhone 12 Pro ka dizajn me materiale premium prej xhami dhe çeliku

19:46 – iPhone 12 Pro në skenë

19:45 – iPhone 12 mini fillon nga 699 dollarë ndërsa iPhone 12 799 dollarë

19:43 – iPhone 12 mini ka të njëjtët komponentë si iPhone 12 përfshirë teknologjinë 5G

19:43 – Apple prezanton iPhone 12 Mini

19:42 – Çdo iPhone do të përfshijë në kuti USB-C to Lightning

19:41 – Apple për herë të parë përdor 100% elementë të riciklueshme

19:39 – MagSafe Duo Charger karikon njëherazi iPhone dhe Apple Watch

19:38 – Teknologjia e karikimit MagSafe mund të implementohet tek këllëfët dhe aksesorë të tjerë për të karikuar në mënyrë wireless iPhone 12

19:37 – Njihuni me MagSafe

19:36 – Apple prezanton teknologjinë e karikimit wireless

19:34 – Kamera standarde është e re ndërsa ultrawide është marrë nga iPhone. Sensori kryesor merr 27% më shumë dritë

LEXO EDHE:  Shtyhet debutimi i Apple iPhone "low-cost"

19:33 – iPhone 12 ka një sistem të dyfishtë kamerash 12-megapiksel: një ultrawide dhe wide standarde.

19:30 – A14 ka fuqi të shtuar në machine learning dhe inteligjencë artificiale me 11 trilionë llogaritje në sekondë

19:30 – A14 ka 40% më shumë tranzistorë sesa A13. 50% më shumë fuqi grafike.

19:30 – A14 është procesori i parë 5-nanometër.

19:29 – Apple A14 Bionic është çipi më i fuqishëm një smartfonë thotë Apple

19:28 – Apple thotë se ka testuar 5G në 100 operatorë dhe 30 vende të ndryshme me shpejtësi maksimale prej 3.5Gbps

19:27 – iPhone 12 zbret në LTE kur 5G nuk nevojitet

19:26 – iPhone 12 ka një dizajn të ri antenash optimizuar për 5G

19:25 – Mburoja qeramike e iPhone 12 zhvilluar në bashkëpunim me Corning ofron 4 herë më shumë mbrojtje sesa modeli i kaluar nga përplasjet

19:24 – iPhone 12 është 11% më i hollë sesa iPhone 11. Ekrani ka shkëlqim prej 12 mijë nits

19:23 – Ekrani i ri OLED ka dyfishin e pikselëve krahasuar me iPhone 11

19:23 – iPhone 12 ka ekran Super Retina XDR.

19:22 – Apple zbulon iPhone 12 5G

19:20 – CEO i Verizon Me iPhone e ri, 5G tani një realitet

19:18 – iPhone mund të arrijë 4Gbps shpejtësi shkarkimi në rrjetin e Verizon.

19:17 – Tim Cook fton CEO e operatorit celular më të madh në SHBA Verizon. iPhone tani mund të funksionojë me teknologjinë 5G të kompanisë.

19:15 – Sot sjellim 5G për iPhone

19:15 – Tim Cook në skenë flet për iPhone

19:14 – HomePod kushton 99 dollarë

LEXO EDHE:  Ja kur telefoni me palosje i Apple do të debutojë

19:12 – HomePod Mini ka nivelin më të lartë të privatësisë. Çdo komunikim përdor enkriptim të fuqishëm dhe informacioni nuk del jashtë. Gjithashtu nuk regjistron bisedat pa lejen e përdoruesit

19:09 – Apple lavdëron Siri dhe aftësitë e tij që e bëjnë të veçantë HomePod

19:07 – Falë çipit UWB (Ultra Wide Band) HomePod mund të ndjejë kur një iPhone është pranë.

19:06 – Apple HomePod Mini ka një çip S5

19:03 – Tim Cook në skenën virtuale prezanton pajisjen e re HomePod Mini.

Sot është një ditë e madhe për Apple. Në aktivitetin që do të nisë pas pak minutash presim jo më pak se 4 iPhone të rinj por pse jo edhe produkte të reja.

Është evenimenti i tretë i Apple që prej karantinës së Covid-19 dhe si dy të parët kompania është detyruar të mos e mbajë në Teatrin Steve Jobs.

Muajin e kaluar Apple lançoi një tablet të ri edhe pse kishte prej atyre që shpresonin se iPhone 12 do të shfaqej aty.

Sipas spekulimeve Apple do të prezantojë katër versione të iPhone 12 ku përshihen një model “mini” 5.4-inç, një iPhone 12, 12 Pro dhe 12 Pro Max.

iPhone dhe 12 Pro kanë ekran të njëjtë prej 6.1-inç ndërsa iPhone 12 Pro Max ekran 6.7-inç. Disa prej modeleve do të pajisjen me teknologjinë 5G edhe pse kjo e fundit ende është në faza eksperimentale në shumë vende të botës.

Por nuk është e gjitha sepse Apple do të prezantojë edhe një pajisje të karikimit wireless. Gjithashtu gjiganti i iPhone është raportuar prej kohësh se po punon në një palë kufje që do ti bashkohen linjës së AirPods.

/PCWorld Albanian