Lajmet

Liveblog: Apple prezanton gjeneratën e re të iPhone

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Shtator 2019
0
Sa i përket prezantimeve të tjera, Apple është duke punuar në MacBook të rinj por nuk dihet nëse do të prezantohen në aktivitetin e sotëm. Sytë e të gjithëve janë tek iPhone i ri, por Apple mund ta përdorë konferencën edhe për produkte të tjera. Liveblog: Apple prezanton gjeneratën e re të iPhone

20:45 – Tim Cook mbyll aktivitetin e sotëm me një prezantim të përgjithshëm. Apple sot solli abonimet Apple TV+ dhe Apple Arcade për 4.99 dollarë në muaj.

Prezantoi një iPad të ri tashmë me ekran 10.2-inç dhe jo më 9.7-inç së bashku me sistemin e ri operativ iPadOS:

U prezantua iPhone 11 me ekran LCD 6.1-inç dhe dy kamera të pasme dhe procesor Apple A13. Fillon nga 699 dollarë. Ky model zëvendëson iPhone XR. Sakaq për të pasuar iPhone XS  dhe XS Max do të vinë iPhone 11 Pro dhe Pro Max me ekran 5.8-inç dhe 6.5-inç OLED, procesor Apple A13 dhe sistem kamerash të trefishta.

iPhone 11 Pro fillon nga 999 dollarë dhe Pro Max nga 1099 dollarë. Porositë fillojnë nga dita e Premte ndërsa telefonët do të jenë në dyqane më 20 Shtator.

Së fundi u zbulua gjenerata e 5-të e Apple Watch me ekran i cili rri gjithnjë ndezur dhe aplikacione të reja studimore fokusuar në shëndet.

20:39 – Apple hap dyqanin e ri Fifth Avenue më 20 Shtator.

20:35 – iPhone 11 Pro fillon nga 999 dollarë dhe 11 Pro Max nga 1,099 dollarë. Porositë nga dita e Premte ndërsa shitjet më 20 Shtator.

20:34 – Apple do të shesë disa kasa shumë ngjyrëshe për iPhone 11 Pro dhe Pro Max.

20:23 – Kamerat e iPhone kanë një funksion DeepFusion i cili kap në sfond 9 foto dhe kombinon të dhënat e tyre në një të vetme duke përdorur inteligjencën artificiale për të prodhuar sa më shumë detaje.

20:18 – Kamerat: 12-megapiksel 22mm f/1.8, 12-megapiksel telefoto f/2.0 52mm dhe 12-megapiksel 13mm f/2.4 120 gradë

20:17 – iPhone 11 Pro ka 4 orë më tepër jetëgjatësi baterie sesa iPhone XS ndërsa 11 Pro Max 5 orë më tepër sesa iPhone XS Max. Karikuesi ka teknologjinë e karikimit të shpejtë 18W.

20:15 – Apple A13 është çipi më efikas që ka prodhuar kompania ndonjëherë. Numëron 8.5 miliardë tranzistorë të gatshëm të punojnë në fuqi të lartë dhe konsum të ulët. Kjo falë katër bërthamave procesorike efikase

LEXO EDHE:  Sipas një raporti Apple do të prodhojë të gjitha modelet e 2020 iPhone me ekrane OLED

20:14 – Apple A13 mund të përpunojë 1 trilionë operacione në sekondë.


20:12 – Apple A13 ka performancë “Pro” dhe një çip të integruar të inteligjencës artificiale

20:11 – Super Retina, panel OLED. 2M:1 kontrast, 1200 Nits, True Tone.

20:11 – iPhone 11 Pro vjen me dy ekrane 5.8-inç dhe 6.5-inç modeli iPhone 11 Pro Max

20:09 – Një tjetër iPhone me tre kamera të pasme. iPhone 11 Pro

20:07 – iPhone 11 fillon nga 699 dollarë

20:07 – iPhone 11 është rezistent ndaj ujit në thellësi 2m për 30 minuta

20:04 – iPhone 11 ka 1 orë më tepër jetëgjatësi baterie sesa iPhone XR

20:00 – Apple A13 është procesori më i fuqishëm në një smartfon

19:59 – Apple prezantoi procesorin A13 Bionic

19:58 – Kamera frontale për herë të parë regjistron video slow-motion

19:58 – Kamera selfie 12-megapiksel me regjistrim 4K 30/60fps

19:57 – Mes shkrepjeve të fotove, mund të mbani të shtypur butonin e shkrepjes për të realizuar video në proces. Kamera regjistron deri në 60fps në 4K

19:54 – Dy foto me Night Mode ndezur dhe fikur

19:53 – Apple thotë se ISP dhe motorët neuralë kanë pasqyrime semantike të subjekteve dhe fytyrave për të izoluar portretet më të mira

19:52 – Zmadhim optik 2x

19:51 – iPhone 11 ka dy kamera të pasme 12-megapiksel, ku njëra është super e gjerë

19:50 – Ka ekran 6.1-inç LCD

19:50 – Quhet iPhone 11. Vjen në gjashtë ngjyra të ndryshme.

19:49 – iPhone XR më i shitur iPhone në botë

19:48 – iPhone ka një kënaqësi konsumatore 99%

19:47 – iPhone ka ndryshuar mënyrën sesi jetojmë

19:47 – Erdhi momenti dhe Tim Cook bëhet gati për prezantimin e iPhone

19:44 – Apple Watch Series 5 kushton 399 dollarë dhe në dyqane nga data 21 Shtator. Apple Watch Series 3 bie në 199 dollarë.

LEXO EDHE:  FaceTime ka një problem serioz që duhet ta dini

19:43 – Modele të reja Hermes.

19:43 – Apple Watch prej titaniumi të zi dhe qeramikë të bardhë krahas modeleve prej 100% alumini

19:42 – Apple Watch 5 me ngjyra të reja


19:40 – Apple Series 5 ka një kompas të integruar

19:39 – Apple Watch i ri ka ekran LTPO i cili rifreskohet deri në 1Hz për të kursyer energji

19:38 – Njihuni me Apple Watch Series 5 me ekran i cili qëndron gjithnjë i ndezur

19:37 – Së bashku me aplikacionet e reja, Apple zbulon gjeneratën e re të Apple Watch

19:36 – Aplikacionet të disponueshme drejt fundit të vitit

19:34 – Sot Apple prezanton tre funksione të reja duke filluar me Apple Hearing Study për Apple Watch.

19:33 – Tim Cook “Apple Watch ka bërë diferencën në jetën e shumë njerëzve, sidomos në aspektin e shëndetit dhe kërkimeve në këtë fushë.”

19:28 – Tim Cook rikthehet në skenë

19:27 – Çmimi i tij fillon nga 329 dollarë

19:27 – Për herë të parë iPad përbëhet nga 100% alumin i ricikluar

19.24 – iPad i ri ka konektorë inteligjentë për tastierën

19:23 – iPad i ri ka ekran 10.2-inç dhe jo më 9.7-inç. Në brendësi është procesori Apple A10 Fusion, dyherë më shumë performancë se paraardhësi.

19:22 – Apple prezanton gjeneratën e 7-të të iPad

19:22 – Ekzekutiv i Apple Steve Joswiak në skenë për të folur për iPad

19:21 – “iPad OS është një sistem operativ i ri i cili shton funksione të avancuara specifike për ekranin e madh të iPad”

19:20 – Tim Cook: Le të kthejmë vëmendje nga iPad

19:19 – Kushdo që blen një iPhone ose iPad merr 1 vit falas Apple TV+

19:19 – Apple TV+ debuton më 1 Nëntor në 100 vende të botës për 4.99 dollarë për familje.

19:15 – Cook prezantoi trailerin e filmit të ardhshëm SEE pjesë e të cilit do të jetë aktori Jason Samoa.

19:14 – Cook prezanton disa prej shfaqjeve të reja që po vinë në abonimet Apple TV+. Cook thotë se ka pasur mëse 100 milionë shikime vetëm të trailerave të tyre.

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndiqni live aktivitetin e prezantimit të modeleve të reja iPad dhe Mac

19:13 – CEO i Apple rikthehet në skenë. Tim Cook flet për Apple TV+

19:13- Apple Arcade kushton 4.99 dollarë për 100+ lojëra dhe një muaj provë.

19:12 – Apple Arcade debuton më 19 Shtator dhe në foton e paraqitur janë disa prej markave të njohura që do ti bashkohen.

19:10 – Apple tregon disa demo të lojërave që janë pjesë e Apple Arcade në App Store

19:06 – Anne Thai nga Apple thotë se Apple Arcade në fakt është një kategori në App Store

19:04 – Tim Cook prezanton Apple Arcade

19:01 – Tim Cook në skenë. “Kemi një mëngjes të ngjeshur me përplot produkte të cilat do tu emocionojnë.”

Apple do të prezantojë ditën e sotme modelet e reja të iPhone. Kompania do të organizojë aktivitetin në 19:00 me orën tonë lokale dhe ju mund ta shikoni atë direkt në YouTube.

Sipas spekulimeve kompania do të prezantojë tre smartfonë të rinj. iPhone 11 do të zëvendësojë iPhone XR, ndërsa iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max do të zëvendësojnë iPhone XS dhe XS Max respektivisht.

Apple gjithashtu mund të përditësojë orën inteligjente Apple Watch me një version prej titaniumi. Gjithashtu mund të prisni debutimin e iOS 13, iPadOS 13, tvOS 13 dhe macOS Catalina dhe watchOS 6.

Sa i përket prezantimeve të tjera, Apple është duke punuar në MacBook të rinj por nuk dihet nëse do të prezantohen në aktivitetin e sotëm. Sytë e të gjithëve janë tek iPhone i ri, por Apple mund ta përdorë konferencën edhe për produkte të tjera.

Për herë të parë mund ta ndiqni aktivitetin në YouTube nga të gjithë shfletuesit, Chrome, Firefox apo Edge.

Gjithashtu mund të ndiqni blogun tonë live që do të transmetojmë gjatë aktivitetit për të rejat më të fundit. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>