Blog

Liveblog: Samsung prezanton Galaxy S10 dhe Galaxy Fold

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2019
0
Liveblog: Samsung prezanton Galaxy S10 dhe Galaxy Fold

21:35 – Mbyllet aktiviteti Unpacked i shumëpritur i Samsung. Kompania na prezantoi me katër modele të Galaxy S10. Konkretisht: Galaxy S10E, Galaxy S10, Galaxy S10 Plus dhe Galaxy S10 5G. Krahas telefonëve kompania solli kufjet wireless Galaxy Buds që mund të karikohen nga vetë S10, orën inteligjente Galaxy Watch Active dhe rripin e fitnesit Galaxy Fit.

U fol shumë për 5G-në gjatë aktivitetit dhe të ardhmen e fotografisë falë integrimit të inteligjencës artificiale. Galaxy S10 kishte një Instagram Mode ku foto e shkrepura nga kamera automatikisht publikoheshin. Galaxy S10 kishte procesor 29% më të shpejtë se paraardhësi dhe grafika 39% se S9. Vinte me Wi-Fi 6 dhe Wi-Fi Inteligjent për kursimin e baterisë.

Kishte tre kamera të pasme dhe dy frontale “hole-punch.” Skaneri i shenjave të gishtërinjve nën ekran kishte teknologji ultrasonike, që do të thotë se funksionon edhe në lagështirë.

Së fundit Galaxy Fold me çmimin e kripur prej afro 2,000 dollarësh kishte 5G të integruar. Gjatë aktivitetit u demonstrua sesi mund të përdoren 3 aplikacione njëherazi në të dhe gjashtë kamerat.

Samsung në bashkëpunim me Adobe kishte ndërtuar një version të Adobe Rush për telefonët Galaxy. E fundit dhe jo më e parëndësishmja gjigandi Korean që nga themelimi i markës kishte shitur 2 miliardë telefonë Galaxy. Samsung beson se Galaxy S10 është hapi i parë drejt një të ardhmeje inovative. Galaxy S10 del në shitje më 8 Mars ndërsa Fold më 6 Prill.

21:31 – DJ Koh mbyll aktivitetin largohet nga skena

21:31 – Samsung lançon një aplikacion për suport 24/7 për konsumatorët

21:30 – Koh rikthehet në skenë

21:27 – Konsumatorët e Verizon do të jenë ndër të parët në botë që provojnë 5G me Galaxy S10

21:26 – CEO i Verizon në SHBA del në skenë për të folur për Galaxy S10

21:25 – Deutsche Telekom, Vodafone dhe Sprint flasin për 5G dhe Galaxy S10

21:23 – Ja operatorët që kanë zgjedhur Galaxy S10 5G për të lançuar rrjetet e tyre 5G

21:23 – DJ Koh rikthehet në skenë, flet për 5G

21:22 – Galaxy S10 5G është ndërtuar për një botë hyper-connected

21:21 – Galaxy S10 ka një karikues special prej 25w

21:20 – Galaxy S10 5G vjen me ekran 6.7-inç dhe bateri 4,500 mAh

21:18 – Samsung prezanton versionin 5G të Galaxy S10

21:17 – 5G deri në 22 heë më e shpejtë dhe vonesa 1ms

21:16 – Samsung flet për 5G

21:15 – Galaxy Watch Active fillon nga 199 dollarë ndërsa Galaxy Fit 99 dollarë

LEXO EDHE:  Si shkoi çmimi i telefonëve nga 200 në 2000 dollarë?

21:14 – Funksioni quhet “Power Share” dhe aktivizohet nga paneli i njoftimeve

21:13 – Galaxy S10 nuk karikon vetëm kufjet por edhe orët inteligjente Galaxy Watch Active

21:12 – Kufjet wireless lidhen automatikisht me telefonin ose tabletin Galaxy sapo hapet kasa e tyre

21:11 – Të dy pajisjet kanë skaner të rrahjeve të zemrës

21:10 – Galaxy Fit dhe Watch Active gjurmojnë automatikisht gjashtë ushtrime të ndryshme

21:10 – Galaxy Fit mban baterinë për 1 javë me një karkim

21:09 – Të dy produktet janë rezistentë ndaj ujit dhe kanë ekrane AMOLED.

21:08 – Linjës së veshjeve elektronike të Samsung i shtohen dy produkte të reja: ora Galaxy Watch Active dhe rripi i fitnesit Galaxy Fit.

21:07 – Kufjet në shitje po me datën 8 Mars. Çmimi nuk u bë publik

21:06 – Kufjet ofrojnë mbështetje për Bixby. Ky i fundit sjell mbështetje për tre gjuhë Gjermane, Italiane dhe Spanjolle

21:05 – Kufjet wireless kanë dy mikrofonë dhe mbajnë karikim për 6 orë telefonata

21:04 – Samsung prezantoi kufjet wireless Galaxy Bud me teknologjinë e AKG

21:02 – Galaxy S10 në shitje nga datat 8 Mars me paketim eco-friendly

21:00 – Galaxy S10E fillon nga 749 dollarë

21:00 – Galaxy S10E ka ekran 5.8-inç

20:59 – Tre modele në shitje: Galaxy S10E, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus

20:58 – Galaxy S10 telefoni i parë me Wi-Fi 6

20:57 – Wi-Fi inteligjente kalon mes Wi-Fi dhe LTE për të kursyer baterinë

20:56 – Galaxy S10 ka teknologji wireless që mund të karikojë edhe aksesorët me baterinë e smartfonit

20:55 – S10 ka bateri prej 4,100 mAh. Samsung gjithashtu po punon me Unity për të sjellë më shumë lojëra në S10

20:54 – Krahasuar me S9 Galaxy S10 ka procesor 29% më të shpejtë dhe grafika 32% më të fuqishme

20:54 – Mund të shtoni edhe 1.5TB ekstra

20:53 – Galaxy S10 Plus vjen me 10GB RAM dhe 1TB memorie të brendshme

20:51 – Samsung do të hapë SDK e Galaxy Camera për zhvilluesit

20:50 – Me modalitetin e ri sapo realizoni një foto ajo automatikisht ngarkohet në Instagram

20:49 – Kamera e Galaxy S10 ka një modalitet të ri: Instagram Mode

20:48 – Mosseri thotë se ka punuar me Samsung për të përmirësuar eksperiencën e Instagram në Galaxy S10

20:48 – Në skenë shefi i Instagram Adam Mosseri

20:48 – Në pjesën ballore janë dy kamera frontale 10+8-megapiksel

LEXO EDHE:  France, ndalohet përdorimi i tabletëve dhe telefonëve nëpër shkolla

20:47 – Kamera selfie e Galaxy S10 vjen me teknologjinë “Dual Pixel”

20:46 – Ato demonstrojnë editimin e një video me Adobe Rush

20:44 – Dy youtuberë teknologjikë nga Brazili demonstrojnë editimin e videove nga Galaxy S10

20:43 – Samsung ka bashkëpunuar me Adobe për të krijuar një version të Premiere Rush përshtatur për telefonët Galaxy

20:42 – Galaxy S10 mund të realizojë video HDR10+

20:41 – Kamera e Galaxy S10 jep këshilla për realizimin e fotove sa më profesionale

20:39 – Galaxy S10 ka një njësi neurale përpunimi i cili fuqizon funksionet AI të kamerës

20:38 – Kamera e Galaxy S10 mund të realizojnë foto panoramike super të gjëra me shtrirje vertikale edhe më të madhe

20:37 – Galaxy vjen me tre kamera të pasme

20:36 – Galaxy S10 vjen në qeramikë

20:36 – Ultrasonikë do të thotë se skaner funksionon edhe në lagërishtirë

20:35 – Galaxy S10 është telefoni i parë me skaner ultrasonik të shenjave të gishtërinjve nën ekran

20:34 – Ekrani redukton me 42% dritën blu

20:33 – Samsung thotë se Galaxy S10 ka ekran AMOLED Dinamik

20:33 – Ekrani i telefonit ofron mbështetje për HDR10+ dhe prodhon 16 milion ngjyra në 100% volum

20:32 – Sot prezantojmë për botën ekranin Infinity-O AMOLED

20:31 – Samsung ka krijuar një prerës lazer për të vendosur komponentët në Galaxy S10 thotë De Silva

20:30 – “Nuk kemi ndaluar asnjëherë të përmirësuar produktet tona duke i bërë më të mirë dhe më të shpejtë”

20:29 – Koh në skenë me një Galaxy S10. Ai fton drejtoren e marketingut të produktit për të folur rreth S10

20:28 – Në skenë një video prezantim i Galaxy S10-ës. Është identik me ato çfarë kemi parë deri më sot.

20:26 – “Sot do të shikoni një AI më të avancuar, ekran më të madh dhe kamer që ju ndihmon të eksploroni më shumë sesa gjërave që shikoni.”

20:24 – Ai mendon se smartfonët janë bërë më të vështirë për tu përdorur sepse funksione të reja janë shtuar

20:23 – Koh thotë se smartfonët do të jenë në qendër të jetët tona të ndërlidhura

20:22 – Kemi ndërtuar mbi 2 miliardë telefonë Galaxy deri më sot

20:21 – Koh thotë se Fold do ti bëjë smartfonë pjesë më integrale të jetëve tona

20:19 – Me Galaxy Fold kemi lançuar një kategori smartfonësh

20:18 – Në skenë CEO i Samsung Electronics DJ Koh.

LEXO EDHE:  Hakerët rusë kanë synuar të diskreditojnë hetimet në SHBA

20:15 – Galaxy Fold del në shitje më 6 Prill për 1,980 dollarë. Do të ofrohen dy modele: LTE dhe 5G

20:14 – Denison demonstron tre aplikacione të hapura njëherazi: WhatsApp, YouTube dhe Google Search

20:13 – Sensori i shenjave të gishtërinjve është i vendosur në anën e telefonit. I palosur telefoni është goxha i trashë

20:11 – Ka gjashtë kamera, tre në pjesën e pasme, dy në brendësi dhe një përpara

20:11 – Bateri janë vendosur në të dy anët e palosjes

20:10 – Memoria e brendshëm eUFS ka kapacitet prej 512GB

20:10 – Galaxy Fold ka procesor 7-nanometër dhe 12GB RAM

20:09 – Blerësit e telefonit marrin YouTube Premium falas

20:08 – Aplikacion Microsoft Office janë përshtatur për Galaxy Fold

20:07 – Me Galaxy Fold mund të hapësh tre aplikacione njëherazi në tre ekrane

20:06 – Telefoni vjen i disponueshëm në katër ngjyra: zezë, argjendtë, jeshile dhe blu

20:05 – Denison thotë se Samsung ka ndërtuar një bosht që mund tu rezistojë me mijëra hapjeve

20:04 – Në skenë për të prezantuar Galaxy Fold del Justin Denison Zv President i marketingut të produktit

20:04 – Emërtimi zyrtar i telefonit me ekran që palose të Samsung është Galaxy Fold

20:03 – Samsung e fillon me një video prezantim të telefonit me palosje

20:02 – Samsung thotë se do të prezantojë “një botë të re mobile”

19:55 – Videoja që luhet në sfond duket si i përket telefonit me palosje Galaxy Fold

19:52 – Jemi vetëm 10 minuta larg nga starti i aktivitetit.

Ditën e sotme Samsung do të prezantojë flagshipët e shumëpritur. Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht por presim debutimin e një Galaxy S10 me ekran “hole-punch”, një Galaxy S10 buxhetor dhe një Galaxy S10 Plus me tre kamera të pasme.

Gjithashtu në mesin e tyre do të vendoset edhe një model buxhetor, i destinuar për të qenë rival i iPhone XR ashtu siç janë kufjet Galaxy Buds për Apple AirPods.

Është folur për një variant 5G të Galaxy S10-ës gjithashtu edhe për telefonin me ekran që paloset nga Samsung.

Të gjitha ata që duan të qëndrojnë të informuar me detajet e fundit mund të ndiqni transmetimin live të prezantimit në këtë lidhje.

Aktiviteti do të mbahen në Auditorin Bill Graham në San Francisco.

Çfarë të presim gjatë Galaxy S10 Live Eventit?

  • Tre telefonë: Galaxy S10E, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus
  • Galaxy Buds
  • Telefon 5G
  • Telefon me ekran me palosje
  • Planet e ardhshme të Samsung

Lajmet e fundit>