Lajmet

Çdo gjë që Samsung prezantoi në aktivitetin Galaxy Unpacked

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Shkurt 2020
0
Lidhur me Galaxy Z Flip, telefoni ka një ekran me palosje por në forma ndryshe nga Galaxy Fold. Mekanizmi i palosjes në formë guacke rikthen nostalgjinë e telefonëve me kapakë të dy dekadave më parë. Çdo gjë që Samsung prezantoi në aktivitetin Galaxy Unpacked

21:10 Samsung përmbyll aktivitetin Galaxy Unpacked me prezantimin e tre modeleve Galaxy S20: S20, S20 Plus dhe S20 Ultra. Gjithashtu zbuloi edhe modelin e ri të telefonit me palosje Galaxy Z Flip i cili do të kushtojë 1,380 dollarë. Së fundi kompania zbuloi kufjet e reja wireless Galaxy Buds+ me çmim prej 149 dollarë.

Kompania nuk kurseu për asnjë moment lëvdatat për kamerën e Galaxy S20 që e quajti revolucionare.

21:02 Bashkëpunimi mes Samsung dhe Google do të përqendrohet kryesisht në 5G, pajisjet me ekrane që palosen dhe akselibilitet siç ishte Live Caption

20:58 Kompania ul çmimet e S10e, S10 dhe S10+ në 599, 749 dhe 849 dollarë respektivisht

20:56 Modeli bazë Galaxy S20 kushton 99 dollarë dollarë. S20+ kushton 1,199 dollarë dhe Ultra 1,399 dollarë

20:55 Buds+ kanë jetëgjatësi baterie prej 11 orësh dhe 11 orë të tjera me këllëfin e karikimit. Ato dalin në shitje më 14 Shkurt për 149 dollarë

20:54 Përdoruesit mund të lidhjet kufjet wireless Buds+ edhe me një pajisje iOS.

20:53 Samsung prezanton kufjet wireless Galaxy Buds+

20:52 Samsung në bashkëpunim me Microsoft do të krijojë një shërbim premium video lojërash bazuar në cloud

20:51 S20 mund të vijë me deri në 16GB RAM

20:50 Galaxy S20 ka ekran me frekuencë 120Hz dhe përgjigje të prekjes prej 240Hz

LEXO EDHE:  Ligji Evropian për një karikues universal dhe dilema e Apple

20:49 Galaxy S20 ka mbështetje për titra live të disponueshëm më përpara vetëm në telefonët Google Pixel

20:48 Me Galaxy S20 mund të bëni thirrje mbi rrjetin 5G

20:47 Samsung dhe Google një partneritet të ri ku është integruar Duo në aplikacionin e telefonatave dhe mesazheve të S20 dhe Z Flip

20:42 Samsung dhe Netflix do të bashkëpunojnë për të krijuar përmbajtje me këto pajisje

20:38 Galaxy S20 Ultra ka një zmadhim 100X

20:35 Për eksperiencën më të mirë fotografike, Samsung ofron sensorin më të madh në Galaxy S20 Ultra

20:34 Galaxy S20 vjen me 1.5TB memorie, me shumë gjasa së bashku me hapësirën për microSD

20:33 Funksioni i ri Video Snap bën të mundur kapjen e një fotoje 33-megapiksel nga një video 8K

20:30 Kamerat e Galaxy S20 mund të realizojnë video 8K

20:29 Përmes inteligjencës artificiale Galaxy S20 kap disa version të të njëjtit moment

20:28 Kamerat e Samsung Galaxy S20 mund të zmadhojnë deri në 30X

20:27 Samsung ka ndihmuar në instalimin e 100 milion stacioneve 5G në Kore.

20:23 TM ROH prezanton Galaxy S20

20:22 Sot prezantojmë një telefon të ri i cili i thotë lamtumirë kamerave që kemi njohur deri më sot

LEXO EDHE:  S10 – Smartfoni më i mirë i 2019-ës

20:20 Samsung ka bërë shumë investime në 5G tha ai

20:19 TM ROH flet për rrugëtimin e pajisjeve Samsung si Note dhe Galaxy Fold krahas Galaxy S

20:16 TM ROH falenderoj mentorin e tij ish shefin e Samsung Mobile DJ Koh

20:15 Shefi i ri i Samsung Mobile në skenë TM ROH

20:11 Telefoni del në shitje më 14 Shkurt për 1,380 dollarë

20:08 Telefoni vjen me një modalitet Flex Mode dhe kur është gjysmë i hapur punon si të jetë një laptop

20:07 Galaxy Z Flip do të ofrohet së bashku me abonim një vjeçar YouTube Premium

20:06 Galaxy Z Flip ka ekran prej xhami që paloset dhe kamër “hole-punch” nën ekran.

20:02 Shefja e Marketingut pranë Samsung në Britani, prezantoi për publikun Galaxy Z Flip

20:00 Ka nisur aktiviteti i Samsung, Galaxy Unpacked 2020 me një video të shkurtër të telefonit me palosje.

Gjiganti Korean i teknologjisë do të prezantojë sot dy produkte të cilat do të definojnë inovacionin për 2020-ën.

Galaxy Unpacked, një event tradicional i muajit Shkurt ka sjellë modelet më të fundit të serive flagship Galaxy S ndërsa këtë vit do të jetë mikpritëse e telefonit të dytë me ekran që paloset nga Samsung Galaxy Z Flip.

Spekulimet rreth telefonëve kanë qenë të shumta. Pasardhësit e Galaxy S10 do të quhen Galaxy S20 një emërtim i vënë pas dekadës së re që kemi hyrë në të.

LEXO EDHE:  Linja e re e smartfonëve Galaxy S10 paraqitet zyrtarisht në Tiranë

Lidhur me Galaxy Z Flip, telefoni ka një ekran me palosje por në forma ndryshe nga Galaxy Fold. Mekanizmi i palosjes në formë guacke rikthen nostalgjinë e telefonëve me kapakë të dy dekadave më parë.

Këto e shumë të tjera pritet të mësojmë në aktivitetin që nis nga 20:00 me orën tonë lokale dhe do të transmetohet në disa evenimente njëherazi si San Fracisco, New York dhe Londër. PCWorld Albanian është media e akredituar e këtij evenimenti.

Lajmet e fundit>