Blog

“Liverpool” është një prej fjalëkalimeve më të përdorura në Britani

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Prill 2019
0
Manchester United gjithashtu është një prej fjalëkalimeve më të përdorura, konkretisht në vendin e katërt. Manchester City është fjalëkalimi i 11-të më i përdorur. “Liverpool” është një prej fjalëkalimeve më të përdorura në Britani

Liverpool mund të ketë mbrojtjen më të mirë në Premier League këtë vit por nuk duhet të mbështeteni tek ky ekip nëse doni të siguroni jetën tuaj të përditshme online.

Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike në Britani kreu anketën e parë të sigurisë kibernetike e cila duhet të ndihmojë qeverinë dhe autoritetet të mbajnë kredencialet online të individëve të sigurtë.

Anketa gjeti se “Liverpool” ishte një prej fjalëkalimeve më popullore dhe përdorur në 280,723 raste.

Vetëm 15% e të anketuarve thanë se dinin mjaft mirë të mbroheshin nga aktivitetet e rrezikshme online. Megjithatë “123456” mbetet fjalëkalimi më popullor në Britani së bashku me “password.”

Manchester United gjithashtu është një prej fjalëkalimeve më të përdorura, konkretisht në vendin e katërt. Manchester City është fjalëkalimi i 11-të më i përdorur.

Mësimi: Nëse dëshironi të mbani të sigurtë të dhënat tuaja personale online, mos vendosni emrin e ekipit tuaj të preferuar të futbollit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bill Gates: Steve Jobs bënte "magji"

Lajmet e fundit>