Harduer

Livscribe 3 Smartpen, stilolapsi i mençur që lidhet me iOS 7 përgjatë Blutetooth-it

Publikuar , 28 Tetor 2013
0
Livscribe 3 Smartpen, stilolapsi i mençur që lidhet me iOS 7 përgjatë Blutetooth-it

lvscroi07bbEdhe pse është e vërtetë që funksioni i thjeshtë i shkrimit të gjërave në letër është duke dalë jashtë mode për shkak të pajisjeve dixhitale, janë ende disa që parapëlqejnë të mbajnë shënime me laps ose stilolaps.

Për ata përdorues, Livscribe 3 Smartpen i ri mund të ishte ura e përsosur mes metodës së vjetër të shkrimit dhe teknologjisë së smartfonit. Pajisja e re mund të regjistrojë çdo gjë që përdoruesi shkruan dhe dëgjon.

Sapo të kapet informacioni, ai ka mundësinë që të bëjë bartjen e atyre të dhënave në pajisjen tuaj iOS me anë të Blutetooth-it. I përshtatshëm për iOS 7, aplikacioni i pajisjes menjëherë shfaq të dhënat e bartura sapo të hapet në një iPad ose iPhone.

Duke e paraqitur një version me Blutetooth të stilolapsit të vet të mençur, Livescribe e ka bërë përdorimin e kësaj pajisjeje më tërheqës.

Shumica e përdoruesve mobilë tashmë janë të ushtruar me tastierat dhe kufjet e tyre pa kabllo përgjatë Blutetooth, kështu që punimi me Livescribe 3 në një platformë të veglave ekzistuese mobile mund të jetë i padëmshëm.

I pajisur me një kabllo për mbushje mikro-USB, Livescribe 3 është në dispozicion për 149.95 dollarë. Ndërmarrja është po ashtu duke e lëshuar një Edicion Pro që përfshin një portofol të lëkurës për këtë stilolaps me një fletore prej 100 fletash, e po ashtu edhe abonimin 1 vjeçar në Evernote Premium. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tashmë në Messenger mund të replikoni mesazhet individuale

Tags >

iOS 7
Lajmet e fundit>