Lajmet

Lizard Squad nuk di të ndalet, sulmon rrjetin Tor

Publikuar , 27 Dhjetor 2014
0
Lizard Squad nuk di të ndalet, sulmon rrjetin Tor

tor1_2040.0Grupi i njohur për sulmin ndaj rrjeteve të lojërave të Microsoft dhe Sony tashmë ka kthyer sytë drejt një objektivi të ri. Lizard Squad, grupi i hakerave që mori përgjegjësinë për sulmet ndaj shërbimit të Playstation dhe Xbox Live, postoi në Twitter ku tha se po sulmonte shërbimin e enkriptimit të Tor.

Shërbimi Tor u popullua me transmetues (routerat të cilët përdoruesit kalojnë për tu bërë të pagjurmueshëm) të rinj në emrin e LizardNSA. Këto transmetues përbënin dikur mes 3000 deri në 6000 nga 10000 të vëzhguar. Teorikisht, grupi i cili kontrollon këto pika routerash mund të gjurmojnë edhe trafikun duke kompromentuar anonimitetin e përdoruesve. Taktika e krijimit të transmetuesve keqdashës nuk është diçka e re. Herët këtë vit Tor raportoi se një haker i panjohur mund të kishte kapur disa të dhënat duke vendosur 100 transmetues keqdashës.

Në një bashkëbisedim në Twitter, hulumtuesi Frederic Jacobs shprehu një shqetësim lidhur me këto transmetues të rinj që nuk janë të qartë akoma. Sulmi nuk do të jetë efektiv nëse Lizard Squad nuk përvetëson mjaftueshëm kontroll mbi pjesën tjetër të rrjetit. Grupi Lizard Squad, i cili supozohet të ketë ndaluar sulmet ndaj rrjeteve të lojërave falë një dhurate nga Kim Dotcom, nuk ka detajuar objektivat e tij për të sulmuar Tor. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Evropa hidhet në aksion për të rregulluar monedhat virtuale

Tags >

haker
Lajmet e fundit>