Harduer

Llaptopi më i hollë dhe më i ndritshëm nga Samsung

Publikuar , 17 Mars 2011
0
Llaptopi më i hollë dhe më i ndritshëm nga Samsung

Mbase ju mund ta kujtoni këtë pajisje nga CES 2011. Ky prodhim nga Samsung është llaptop 13.3 inç që është më i ndritshëm, më i hollë dhe e ka një procesor të paketuar më të përditësuar se procesori për MacBook Air.

Me tërë këtë minimizim dhe shpejtësi, natyrisht, është një çmim i veçantë. Prodhimi më i lirë Samsung Series 9, duke përmbajtur një procesor Intel 1.4 GHz Core i5-2537M  (për dallim nga ai për MacBook Air me 1.86 GHz Core 2 Duo), 4 GB RAM dhe një SSD 128 GB do të kushtojë 1,649 dollarë, 50 dollarë më shtrenjtë se çmimi më i lartë për MacBook Air.

Samsung ka lajmëruar për lëshimin e një vije të re të prodhimeve Series 9, gjatë muajit të ardhshëm (prill 2011), një llaptop 11.1 inçë i stërholluar me procesor Core i3-380UM, 2 GB RAM dhe një SSD prej 64 GB. Samsung nuk ka lajmëruar për çmimin e këtij prodhimi, por ka gjasa që të jetë rreth 1,150 dollarë, sipas një lajmërimi të bërë në Dynamism.

Samsung në CES 2011 kishte thënë që ky llaptop starton për 12 sekonda./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Kompania pas TikTok ka në plan një smartfon

Lajmet e fundit>