Lajmet

Llogaritë e 533 milionë përdoruesve të Facebook publikohen online

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Prill 2021
Nëse shifra 533 milion ju duket e dëgjuar, atëherë është i njëjti set të dhënash që njerëzit mund ta blinin përmes një boti në Telegram që Motherboard raportoi në Janar. Llogaritë e 533 milionë përdoruesve të Facebook publikohen online

Të dhënat personale të 533 milionë llogarive të Facebook janë publikuar online sipas hulumtuesit të sigurisë Alon Gal. Business Insider kishte verifikuar disa prej llogarive të publikuara dhe provuar të ishin legjitime.

Informacionet e ekspozuara janë të përdoruesve nga 106 vende të botës, ku 32 milionë nga SHBA, 11 milionë nga Britania dhe 6 milionë nga India. Në këto informacione janë ID-të, emrat, vendndodhjet, datëlindjet, biografitë e në disa raste adresat e-mail.

Nëse shifra 533 milion ju duket e dëgjuar, atëherë është i njëjti set të dhënash që njerëzit mund ta blinin përmes një boti në Telegram që Motherboard raportoi në Janar.

Facebook tha se problemi i sigurisë përdorur për të marrë këto informacione është adresuar në 2019-ën. Krijuesi i databazës Have i Been Pwned, Troy Hunt, tha se kjo thyerje e sigurisë dhe informacionet e marra prej saj janë plotësisht legjitime. /PCWorld albanian

LEXO EDHE:  Apple konfirmon një problem serioz në iPhone dhe iPad

Tags >

Facebook