Lajmet

Lluka në ICT Awards, ekonomia digjitale ndërlidh shqiptarinë mes vete

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Maj 2019
0
Gjatë fjalimit, Lluka, falënderoi organizatorët dhe tha se ICT Awards është njëra prej gjërave që ndërlidh dhe forcon trojet shqiptare mes vete. Lluka në ICT Awards, ekonomia digjitale ndërlidh shqiptarinë mes vete

Nën organizmin e ICTSmedia është mbajtur edicioni I 7-të I ICT Awards, organizim ky ku ndahen çmime për inovatorët dhe ndërmarrësit në fushë ne teknologjisë në të gjitha trojet shqiptare.

Në këtë mbrëmje ishte i pranishëm edhe ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, i ftuar për të ndarë dy mirënjohje.

Gjatë fjalimit, Lluka, falënderoi organizatorët dhe tha se ICT Awards është njëra prej gjërave që ndërlidh dhe forcon trojet shqiptare mes vete.

“Janë tri gjëra të cilat ndërlidhin mes vete trojet shqiptare. E para, është i ndjeri Dritan Hoxha me Top Channel, bëri lidhjen e shqiptarëve me anë të medieve. E dyta, është autostrada Kosovë-Shqipëri e cila ka lehtësuar në masë të madhe udhëtimin në mes këtyre dy vendeve. Dhe, e treta është ekonomia digjitale dhe pikërisht ICT Awards, ku jemi dëshmitarë se çmimet u ndanë në të gjitha trojet shqiptare”, u shpreh ministri Lluka.

Ministri Lluka ndau mirënjohje për nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica në Prishtinë” dhe asaj Mark Nuculloviq në Ulqin për prirje të avancuar në teknologji të re, aftësi në kodim dhe zhvillim të programit të përshtatshëm për aftësi në shekullin 21.

Kryetari i jurisë së ICT Awards, Ilir Çapuni, falënderoi ministrin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, z.Valdrin Lluka dhe ministrin e inovacionit të Kosovës, Besim Beqaj, për pjesëmarrje dhe tha se prania e ministrave tregon rëndësinë që ka inovacioni për ekonominë.

Të pranishëm ishin figura të larta të trojeve shqiptare, si kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë, Eduard Shalsi, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(RCC),Majlinda Bregu dhe shumë figura të tjera të politikës e akademisë. /Zëri

LEXO EDHE:  Hapet edicioni i shtatë i ICT Awards, me panelin e përbërë nga fëmijë

Lajmet e fundit>