Lajmet

Login Systems bëhet distributor i EMC2 për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Publikuar , 18 Shkurt 2010
0
Login Systems bëhet distributor i EMC2 për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

“Së fundi, në nivelin rajonal EMC-ja ka hartuar një strategji të re për vlerësimin e produkteve dhe zgjidhjeve të reja për bizneset e vogla dhe të mesme, strategji kjo e bazuar në vendndodhjen e distributorëve në rajon”, ka deklaruar Luka Topic, Channel Partner Account Manager për rajonin e Adriatikut nga EMC2.

“Për shkak të pranisë së tyre të drejtpërdrejtë dhe të suksesshme në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, kompania Login Systems përshtatet shumë mirë me strategjinë tonë për pjesëmarrje të suksesshme në tregjet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.”
Goce Jankulovski, menaxher i EMC-së për rajonin, ka deklaruar se EMC-ja është një kompani e orientuar drejt zgjidhjeve dhe ruajtjes së të dhënave, ndërkohë që konsiderohet edhe lider në infrastrukturën e menaxhimit të informacionit, ruajtjes, arkivimit dhe magazinimit të të dhënave.

Sipas biznes planit për 6 deri 9 muajt e ardhshëm, Login Systems dhe EMC do të investojnë rreth 100.000 Euro në treg përmes prokurimit të pajisjeve, tri vende të reja pune, edukim të rishitësve dhe përgatitje të organizatave të vogla dhe të mesme për përdorimin e produkteve dhe zgjidhjeve që ofron EMC-ja.

“Jemi të kënaqur dhe të nderuar që EMC-ja na ka zgjedhur ne si partnerë strategjikë në rajonin që punojmë”, ka deklaruar Venko Gligorov, menaxher gjeneral i Login Systems. “Ofertat e produkteve të EMC-së janë ideale për këtë periudhë, kur institucionet dhe kompanitë janë të detyruara të ulin shpenzimet e tyre operacionale. Së bashku me EMC-në dhe rishitësit tanë, ne ofrojmë zgjidhje për magazinim, arkivim, menaxhim dhe mbrojtje të të dhënave për kompani të vogla dhe të mesme si dhe banka dhe operatorë telekomi”, ka deklaruar Gligorovi në Shkup më 31 mars, kur u bë i ditur nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes këtyre dy kompanive.

LEXO EDHE:  Android Q do të ketë një "Desktop Mode"

Lajmet e fundit>