Softuer

Logo e çuditshme në Google, ja arsyeja

Publikuar , 21 Maj 2010
0
Logo e çuditshme në Google, ja arsyeja

Në fakt, kjo kompani ka dizajnuar logon në atë mënyrë që të përshtatet sikur një nivel për të luajtur Pac-Man, gjë që edhe mund ta bëni nëse vizitoni Google dhe prisni për vetëm pak sekonda.

Të mos harrojmë se loja legjendare Pac-Man ka pasur 256 nivele, ndërsa logoja e re e Google përmban vetëm një nivel unik, por që shërben mjaft mirë për të festuar një rast të veçantë. Çdo gjë është origjinale nga klasiku, duke filluar prej fantazmave, ngjyrave, muzikës e frutave. Nëse klikoni në butonin “insert cofin” ju mund të luani edhe në modusin me 2 lojtar, duke përdorur tastet WASD për lojtarin e dytë ndërsa për vete tastet me shigjeta.

Kjo lojë do të jetë e vendosur në logon e Google gjatë tërë vikendit, dhe ka filluar të jetë e pranishme aty gjatë ditës së sotme.

Natyrisht më vonë u bë e ditur se loja Pac-Man në logon e Google mund të luhet edhe në smartphone e edhe iPad.

LEXO EDHE:  Një përdorues i WhatsApp së shpejti mund ti dërgojë mesazh një përdoruesi të Facebook

Lajmet e fundit>