Softuer

Loja CityVille është më e madhe se FarmVille

Publikuar , 24 Dhjetor 2010
0
Loja CityVille është më e madhe se FarmVille

Sipas AppData, CityVille ka tani 16.8 milionë përdoruesë aktivë gjatë ditës duke e lënë pas numrin prej 16.4 milionë të  përdoruesve të FarmVille. Për nga përdoruesit aktivë gjatë muajit, CityVille është gjithashtu më përpara se Farmiville me me 61.7 milionë përdoruesë, ndërsa FarmVille me 56.8 milionë përdoruesë.

Një e ardhme e suksesshme nuk ishte e vështirë të parashikohej pas atij fillimi të mirë në fillim të dhjetorit, por është gjithashtu mbresëlënës grumbullimi i dhjetë milionë përdoruesve për pak ditë, duke treguar se tërë ato përfitime që vijnë në ndërmarrje nuk janë të rastësishme. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Androidi mbushi 10 vite, sistemi operativ që fundosi BlackBerry, Symbian dhe Windows Mobile

Lajmet e fundit>