Lajmet

Loja e re Call of Duty do të quhet Black Ops: Cold War

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Gusht 2020
0
Në tekstin e videos përmendet Perseus, një spiun Sovjet i cili kishte infiltruar Projektin Manhattan gjatë Luftës së Dytë Botërore për të vjedhur sekretet e bombës atomike. Loja e re Call of Duty do të quhet Black Ops: Cold War

Seritë Call of Duty do të rikthehen me një konflikt të ri. Ditën e Mërkure Activision publikoi videon e parë të Call of Duty: Black Ops: Cold War.

Activision do të zbulojë më tepër për lojën përfshirë edhe mënyrën e të luajturit në 26 Gusht. Deri atëherë video e publikuar tregon edhe për ku është drejtuar seria e re e Call of Duty.

Pjesa më e madhe e saj është filmim i një interviste televizive të Yuri Bezmenov, agjentit që dezertoi nga KGB.

Në tekstin e videos përmendet Perseus, një spiun Sovjet i cili kishte infiltruar Projektin Manhattan gjatë Luftës së Dytë Botërore për të vjedhur sekretet e bombës atomike.

Perseus nuk u kap asnjëherë dhe mund të jetë ngjitur deri në nivelet më të lart të qeverisë Amerikane. Call of Duty i ri shënon rikthimin e Raven Software, studioja e cila ka bashkë-zhvilluar lojën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kush është loja e re që arriti 30 milionë lojtarë në 10 ditë