Softuer

Lojë sekrete në YouTube!

Publikuar , 26 Korrik 2010
0
Lojë sekrete në YouTube!

Nuk është e qartë se kur është shtuar loja, por pasi që funksionon vetëm me video lexuesin e ri të YouTube që u paraqit në prill, atëherë nuk ka gjasa të jetë shtuar para më shumë se tre muajsh. Videot më të vjetra se tre muaj nuk duket se përkrahin këtë lojë.

Loja paraqitet vetëm në kuadër të YouTube e jo tek videot embedded në faqe tjera.

Loja për të cilën e kemi fjalën është Snake, dhe ajo ishte një prej lojërave më të para në kompjuter por që më pas u përcoll me një ringjallje të fuqishme kur ishte e përfshirë në celularët e Nokia-së pas viteteve të nëntëdhjeta. Snake ka të bëjë me një xharpër që sillet rreth ekranit, ha pika dhe nëse koka tij godet murin apo bishtin, atëherë loja merr fund.

YouTube që është pronë e Google, ka një histori në lidhje me shaka dhe lojëra në produktet e saja. Në maj kur të gjithë festonin 30 vjetorin e Pac-Man, Google përfshiu një version që mund të luhet në faqen e saj.

Gjatë Kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2010, YouTube u dha mundësin përdoruesve që të lëshojnë “tingujt” e vuvuzelës në videot e saja, kurse kisht edhe shaka tjera të ngjasham edhe disa vite më parë.

Deri më tani Google nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me Snake në YouTube, por derisa të ketë diçka zyrtarë ju kërkoni disa video më të reja se 3 muaj në YouTube dhe shtypni tastin e majtë dhe kur të paraqitet xharpri në ekran, atëherë filloni të luani.

Keni parasysh se ka edhe disa që thonë se duhet të mbani edhe lart edhe majtas në të njëjtën kohë të shtypur që të shfaqet loja, dhe disa të tjerë thonë që duhet ta lini tërë videon të mbushet, por juve ju mbetet vetëm ta provoni ndonjërën metodë dhe padyshim se ajo do të funksinojë.

LEXO EDHE:  Microsoft sjell aplikacionin e detyrave në macOS

Tek ne funksionoi duke mbajtur të shtypur vetëm tastin e majtë dhe pa u mbushur fare shiriti për leximin e videos. Provojeni me një video nga kanali ynë në YouTube.

Lajmet e fundit>