Vëzhgim

Lojërat e para për konzollën Vita nga Sony

Publikuar , 11 Tetor 2011
0
Lojërat e para për konzollën Vita nga Sony

Për të qenë më konkretë, çmimet për një total të katër lojërave tani janë:

Uncharted: Golden Abys: 5,980 jenë/ 78 dollarë amerikanë për versionin në “fishek”, ndërsa verisoni për shkarkim kushton 64 dollarë amerikanë/ 4,900 jenë.

Hot Shots Golf: 4,980 jenë/ 65 dollar; amerikanë ndërsa versioni për shkarkim 3,980 jenë/ 52 dollarë amerikanë

Ridge Racer (e vendosur në foto): 3,980 jenë/ 52 dollarë amerikanë, ndërsa versioni për shkarkim 3,580 jenë/ 47 dollarë amerikanë

Katamari: 4,980 jenë/ 65 dollarë amerikanë, ndërsa verisoni për shkarkim 4,480 jenë/ 58 dollarë amerikanë.

Versioni për shkarkim i lojës Ridge Racer, do të jetë në mes të 17 dhjetorit dhe 31 marsit të vitit të ardhshëm, ndërsa çmimi do të jetë 2,980 jenë/ 39 dollarë amerikanë. Versioni i shkarkuar i Katamarit do të zbresë në 3,980 jenë/ 52 dollarë amerikanë në të njëjtën periudhë të sipërpërmendur kohore.

Çmimet për lojërat që do të shiten jashtë Japonisë ende nuk janë caktuar, por ta dini që çmimet me pakicë janë zakonisht të ulura për 10-15% (veçanërisht nga prodhuesit japonezë të komponenteve elektronike) sapo që lojërat janë të gatshme për treg. Një tjetër gjë që ia vlen të përmendet është që këmbimi i dollarit në krahasim me jenin japonez është shkon me 76.73 jenë për 1 dollar amerikan.

Vetë konzolla do të shitet në Japoni për 25,000 jenë/ 326 dollarë (çmimi i saj do të jetë 250 dollarë në Shtetet e Bashkuara)./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>