Analiza

Lojërat pa pagesë tërheqin lojtar të ri, përfshirë këtu femra e të moshuar

Publikuar , 14 Maj 2010
0
Lojërat pa pagesë tërheqin lojtar të ri, përfshirë këtu femra e të moshuar

Çdo ditë e më shumë, njerëz të shumtë po i bashkëngjiten skenës së argëtimit përmes titujve të lirë si “Treasure Isle” të Zynga-së, që luhet online përmes faqeve të rrjeteve sociale si Facebook, apo përmes shkarkimit të lojës pa pagesë “Godhand” në pajisje mobile si iPhone dhe iPad, apo duke qëndruar të ulur në dhomën e mikut për të luajtur harta multiplayer në tituj si Call of Duty: Modern Warfare 2.

Një kompani e re hulumtuese e video lojërave, e quajtur Newzoo ka gjetur se çdo platformë ekzistuese e argëtimit duke filluar prej pashijeve mobile e deri tek konzolat ka një audiencë prej së paku 30 për qind të lojtarëve që nuk luajnë.

“Platformat që ofrojnë opsione për të luajtur pa pagesë të tipit MMO (Massive Multiplayer Online), lojërat për celularë dhe portalet e luajtjes së zakonshme me sukses po konvertojnë lojtarët në lojtarë që paguajnë për të luajtur”, tha Peter Warman, drejtor menaxhues dhe themelues i Newzoo.

PopCap.com, është një lider në krijim e lojërave në industrinë 3 miliard dollarëshe të lojërave të rastësishme, duke ofruar versione pa pagesë të titujve si “Bejeweled Biltz” në Facebook, si dhe në vet faqen e saj.

“Duke i mundësuar konsumatorëve që të përjetojnë lojërat tona pa pagesë, mendojmë se është një mënyrë e mirë për t’iu garantuar kënaqësi të mirë atyre, pasi që ata janë në gjendje ta luajnë lojën para se ta blejnë, duke pasur në mendje edhe faktin se më shumë argëtim do të jetë i pranishëm në momentin që blihet loja” tha Paul Breslin, menaxher i përgjithshëm i Popcap.com

Raporti i tregut të Newzoo i titulluar “Newzoo Games Market Report” thekson se një e treta e 25.3 miliard dollarëve që shpenzuan gejmerët amerikan në video lojëra gjatë vitit 2009, burojnë nga tituj online (MMO, portale lojërash dhe pajisje mobile) dhe përmes shpërndarjes dixhitale të lojërave për konzola dhe PC.

LEXO EDHE:  Si shkoi çmimi i telefonëve nga 200 në 2000 dollarë?

Interpret, kompani hulumtuese e tregut të lojërave, ka zbuluar se 21 për qind e popullatës amerikane, apo mbi 46.1 milion amerikan, luajnë lojëra të rrjeteve sociale. Mbi 11 milion amerikan luajnë vetëm lojëra të rrjeteve sociale. Mosha mesatare për lojtarët e rrjeteve është 38.8 vjeç, kurse përballë ka moshën prej 30.9 vjeç që është mosha mesatare e gejmerëve të konzolave.

Në anën tjetër, më shumë prodhues të konzolave janë duke ofruar tituj për testim pa pagesë, duke përfshirë tituj që mund të shkarkohen përmes Microsoft Xbox Live Arcade dhe Sony Playstation Network Store.

Lajmet e fundit>