Analiza

Lojërat e Facebook që me miliona i pëlqejnë (dhe urrejnë)

Publikuar , 23 Shkurt 2010
0
Lojërat e Facebook që me miliona i pëlqejnë (dhe urrejnë)

Sigurisht, asgjë që u përmend më lartë nuk është e vërtetë por, popullariteti i jashtëzakonshëm i të ashtuquajturave lojëra sociale – që lënë njerëzit të luajnë me miqtë e tyre në rrjetet sociale si Faceebook – është duke ndryshuar fytyrën e video lojërave.

Krijuesi i Zynga, kompania që qëndron prapa titujve të mirënjohur si FarmVille dhe Mafia Wars, flet për formulën për sukses të lojërave në Facebook, MySpace dhe sipas tij ajo ishte shumë i thjeshtë: krijo lojëra të thjeshta të cilat u pëlqejnë njerëzve por që me lehtësi mund ët lihen anash.

“Ne kemi ndërtuar lojëra në mënyrë që ato të mund të luhen në një tab të shfletuesit tuaj, gjersa ju në anën tjetër bëni një thirrje konference”  tha Pincus, një veteran sipërmarrës i uebit, që krijoi Zynga në vitin 2007.

Sigurisht, ata kanë qenë të ndihmuar nga rritja masive e Facebook, ku lojërat janë popullarizuar aq shumë sa që kanë sjellë faqe “adhuruesish”. 

Facebook, me 400 milionë përdorues të saj, është vendi ku shumica dërrmuese e njerëzve luajnë FarmVille dhe Mafia Wars, së bashku me tituj të tjerë të Zynga si FishVille, Vampires, Café World, YoVille dhe Zynga Poker.

Sipas kompanisë Developer Analytics që përcjellë mediat, Në tërësi, më shumë se 65 milionë njerëz luajnë lojëra Zynga çdo ditë.

Top titulli i Zynga, FarmVille është duke u luajtur nga përreth 75 milionë njerëz çdo muaj – shifër përafërsisht e barabartë me numrin që kanë luajtur arkada klasike dhe lojëra dekstopi si tetris.

Por është një fakt interesant se titujt më të popullarizuar të Zynga – FarmVille, Cafe World dhe FishVille – kanë në përgjithësi më shumë lojtar të gjinisë femërore, dhe shumica e lojërave i takojnë moshës prej 18 deri në 34 vjet.

LEXO EDHE:  Si shkoi çmimi i telefonëve nga 200 në 2000 dollarë?

Këto lojëra operojnë në premisa themelore. Duke filluar me një fermë të thjeshtë (mbjellje, korrje, etj), akuarium peshqish (rritur peshq, duke i ushqyer, etj), apo restorant (duke gatuar, shërbyer, etj), dhe më pas lojtari punon për t’i bërë ato më të mëdha dhe më të mëra, duke shkëmbyer gjësende me miq dhe duke ndihmuar njëri tjetrin gjatë kësaj rruge. 

Por ka edhe të tillë që urrejnë këto lojëra. Në Facebook një grup i quajtur “”I dont care about your farm, or your fish, or your park, or your mafia!!!” (Nuk më plas për fermën, peshkun, parkun apo mafinë tënde)  ka pasur më shumë se 5.2 milion anëtarë.

Një anëtare shkroi se nuk mund të duroi më dhe se thjeshtë po kërkon që të gjejë një vend të rehatshëm për të biseduar me miq.

Por në anën tjetër Zynga do të jetë një prej zhvilluesve që do të vazhdojë të ndryshojë mënyrën sesi njerëzit shikojnë video lojërat.

Steinberg, guru i lojërave tha se lojërat sociale janë një ndryshim që do të sjellin gjëra më të mira. Gjersa gjigant si Electronic Arts dhe seria e popullarizuar Civilization po lëvizin drejt argëtimit social, zhanri është duke hapur gjithashtu mundësi për zhvillues më të vegjël.

“Shikoni këta miliona përdorues me të cilët kemi harruar të flasim për vite me radhë. Kjo mund të sjellë vetëm gjëra të mira për industrinë e lojërave” u shpreh ai.

Të dhëna interesante:

Titulli                      Numri mesatar i lojtarëve aktiv                  Profili i lojtarëve

FarmVille – 27 milion në ditë / 75 milion në muaj          (60 përqind femra – 40 përqind meshkuj)
Mafia Wars – 7.3 milion në ditë / 25 milion në muaj     (30 përqind femra – 70 përqind meshkuj)
Cafe World – 9.5 milion në ditë / 30 milion në muaj     (70 përqind femra – 30 përqind meshkuj)
FishVille – 6 milion në ditë / 25 milion në muaj             (60 përqind femra – 40 përqind meshkuj)
Zynga Poker – 6 milion në ditë / 25 milion në muaj     (25 përqind femra – 75 përqind meshkuj)

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Lajmet e fundit>