Analiza

Lojërat që u zhvilluan gjatë por që dëshpëruan shumë

Publikuar , 31 Korrik 2010
0
Lojërat që u zhvilluan gjatë por që dëshpëruan shumë

StarCraft II u paraqit këtë javë dhe me mijëra gejmerë anembanë botës janë gëzuar mjaft shumë për të sepse kanë pritur për 12 vite për këtë ojë, dhe pavarësisht vonesave kjo lojë i kishte hak ato vite pritjeje dhe vërtetë duket jashtëzakonisht mahnitëse. Por historia ka treguar se çfarëdo lojëra që futen në kësi lloj cikli apo ikin nga zhvillimi nuk përjetojnë përfundim të lumtur si StarCraft 2.

Të shohim cilat janë ato 5 lojëra që i kemi pritur me padurim për vite me radhë por në fund na dëshpëruan.

5. Too Human – 10 vite në zhvillim


Too Human kërkoi 10 vite zhvillim, dhe ishte paraparë që së pari të paraqitet për Playstation One në vitin 1999, më pas planet ndryshuan për tek Nintendo Gamecube për një gjeneratë të fundit, dhe në fund paraqitja “mahnitëse”  dëshpëruese u bë për Xbox 360 në vitin 2008.

Me të u premtua një aventurë epike sci-fi RPG me Perëndi dhe Monstruma, por në fund gjërat përfunduan me padi multi-milion dollarëshe të zhvilluesit të lojës që ende vazhdon edhe sot për shkak se loja është prezantuar si diçka në mes Diablo dhe Devil May Cry.

4. Spore – 8 vite në zhvillim

Will Wright premtoi shumë gjëra të mëdha me Spore dhe rezultat ishin tetë vite të plota zhvillim. Ju do të krijoni një jetë! Premtoi Wright, ju do të jeni në gjendje të fusni në evolucion kreacionin tuaj nga një qelizë e vetme një organizëm  që mbizotëron botën, para se të kaloni dhe të pushtoni galaksi të tëra. Këtë e ka premtuar ai. Ne pritëm me durim për lojën që do të ndryshojë industrinë por u përballëm me një “trung” mahnitës për krijim të karaktereve, tre nivele të thata të kreacioneve, civilizimit dhe dominimit në gjithësi dhe një prej DRM-ve më të kqija në histori të lojër

LEXO EDHE:  Telefonët inteligjentë do të kushtojnë mese 1000 dollarë në një të ardhme të afërt

3. Prey – 11 vite në zhvillim

Prey e Human Head Studios ishte e paraparë që të prezantohej si një lojë mahnitëse me një stil mahnitës të luajtjes në vitin 1995. Sikurse shumica e lojërave, tregimi eventual kishte të bënte me dydnjet e Amerikanëve vendas dhe betejave të tyre të detyrueshme për jetë në një anije me jashtëtokësor, tregime të cilat u futën përmes disa prodhuesve dhe iterimeve,  por në fund Prey u vonua 11 vite dhe na u prezantua me një motor të tejkaluar të vitit 1995 dhe që dukej jashtëzakonisht tmerrshëm në vitin kur u prezantua.

2. Daikatana – 3 vite në zhvillim

Nëse nuk ishit gejmer në atë kohoë, është vëshitrë të kuptohet sesa dëshprim ka arritur pas paraqitjes së Daikatana-së së John Romeos.

Realisht nuk ishte një pritje e madhe, sepse zhvillimi filloi në vitin 1997 dhe loja finale u paraqit në vitin 2000, por rezultati që u prit ishte dëshpërues për shumicën e gejmerëve që po prisnin me padurim. Dhe pothuase 99% të atyre që e blejtën lojën u kthyen me dëshpërim dhe e gjuajtën në shport sepse loja dështoi t’iu dal në hak premtimeve.

1. Duke Nukem Forever – 13 vite në zhvillim (dhe po vazhdon)

Ne e dim se kjo lojë do të paraqitet dikur në treg, por kjo do të thot se duhet të kapim qiriun dhe të presim me nostalgji 13 vite zhvillim të ciklit 3D të Duke Nukem Forever. Kjo loj është bërë një ferr për zhvilluesit e saj dhe realisht një dëshpërim , e madje më e keqja është se po refuzon të vdes. Thashethëmet thonë se loja është duke u përpunuar dhe pritjet do të vazhdojnë edhe për një periudhë të pacaktuar.

LEXO EDHE:  Kur mund të blejmë një telefon 5G dhe sa do të kushtojë?

Lajmet e fundit>