Analiza

Lojërat Sociale nuk janë vetëm për fëmijë

Publikuar , 17 Shkurt 2010
0
Lojërat Sociale nuk janë vetëm për fëmijë

Publicisti i lojërave të rastit dhe sociale PopCap ka bërë një hulumtim me mbi 5.000 konsumatorë përmes Information Solutions Group, duke shikuar sesi gejmerët Amerikan dhe Britanik iu qasen lojërave të rastit dhe atyre sociale.

Më shumë se 1.200 prej të anketuarve u përgjigjën se luajnë lojëra në faqe të rrjeteve sociale së paku një herë në javë … por interesant është fakti se këta njerëz nuk janë tinejxherë të “ngjitur” për celularët dhe Facebook-un e tyre: në vend të kësaj, gejmeri “mesatar” social është një 43 vjeçar.

“Studimi tregon se lojërat sociale po rriten vazhdimisht dhe në të njëjtën kohë po tërheqin porcione të mëdha të kohës së përdoruesve të internetit” tha në një deklaratë, formuesi i Thinktank Research, Robin Boyar. “Duke pasur mbi 80 përqind të gejmerëve social që deklarojnë se lojërat sociale forcojnë marrëdhëniet e tyre me miqtë e tyre, familjen dhe kolegët e tyre, lojërat sociale riformojnë tërheqjen bazë që sjellin rrjetet sociale”.

Rezultatet e detajuara hulumtuese vënë në pah disa dallime interesante mes gejmerëve  Amerikan dhe atyre Britanik: Gejmerët social Amerikan kanë një moshë mesatare prej 48 vjet, ndërsa mosha mesatare në Britani ishte 38, plotë dhjetë vjet më të ri.

Përveç kësaj, pothuajse gjysma (46 përqind) e gejmerëve social të SHBA-së ishin mbi 50 vjeç të vjetër, ndërsa kjo shifër rezultonte vetëm në 23 përqind në Britaninë e Madhe. Gjithashtu ka pasur edhe një dallim mes gjinisë:  55 përqind e gejmerëve social Amerikan ishin femra, ndërsa në Britani 58 përqind ishin femra.

Hulumtimi gjithashtu ka gjetur se Facebook është më i popullarizuari sa i përket lojërave sociale, me diku rreth 83 përqind të të anketuarve që thonë se luajnë lojëra në këtë shërbim, 24 përqind thonë se luajnë në MySpace dhe një përqindje tjetër e vogël u përgjigj se luanë lojëra në shërbime sociale si Bebo dhe Friendster. Hulumtimi gjithashtu ka gjetur se pothuajse gjysma e kohës së përgjithshme që shpenzohet nga përdoruesit për tu kyçur në rrjetet sociale, bëhet veçanërisht për të luajtur lojëra.

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ka një kamër të shkëlqyer por nuk krahasohet me kamerën e Pixel 3 në errësirë

Megjithatë, lidhjet sociale dallojnë në bazë të gjinisë: diku rreth 62 përqind e të anketuarve thanë se luajnë lojëra sociale me miq të jetës reale, 56 përqind me miq online, dhe 37 përqind me të panjohur total.

Lajmet e fundit>