Lajmet

Lollipop nuk është duke lënë gjurmë në statistikat e përdorimit të sistemit Android

Publikuar , 02 Dhjetor 2014
0
Lollipop nuk është duke lënë gjurmë në statistikat e përdorimit të sistemit Android

Nexus6-34Tani që më në fund Android 5.0 Lollipop është duke u lëshuar për pajisjet në mbarë botën, ju mund të mendoni se sa ka pasur ndikim ky version i ri në ekosistemin e Android-it. Përgjigja e shkurtër: jo shumë. Google ka publikur statistikat e fundit për përdorimin e Android-it dhe Lollipop madje as nuk është regjistruar ende – me fjalë të tjera, më pak se 0.1 për qind e përdoruesve që kyçen në Google Play kanë kaluar në softuerin e ri.

Kjo gjë nuk është befasuese duke e ditur që kanë kaluar vetëm pak javë që kur është mundësuar kalimi në këtë version, e po ashtu edhe ardhja e pajisjeve me Lollipop të instaluar si Nexus 6, por kjo sugjeron që sistemit të ri operativ do t’i duhet të kalojë një kohë derisa ta bëjë praninë e vet si të ditur.

Sa i përket versioneve të tjera, siç mund ta paramendoni, KitKat tani përmban pjesën më të madhe të tregut të Android-it. Ai tani ka 33.9 për qind të tij (në krahasim me 20.9 për qind sa kishte vetëm tre muaj më parë).

Përdorimi i versioneve më të vjetra ngadalë është duke pësuar rënie, që sugjeron që shumë posedues të telefonave dhe tabletëve janë duke kaluar tek versionet relativisht të reja. Është e vështirë të dihet nëse KitKat ka arritur ende majën e vet më të lartë, por ardhja e përditësimeve në Lollipop paralajmëron që KitKat nuk do të jetë edhe aq gjatë në këtë pozitë. (PCWorld Albanian)

android-version-share-dec-2014

LEXO EDHE:  Kush është dhe nga vjen aplikacioni i plakjes që u bë viral

Lajmet e fundit>