Në Xbox One përdoruesit mund të luajnë me një lojtar ose disa pa asnjë kufizim. Sakaq në kompjuterat personal oferta është më e limituar. Lojtarët përfitojnë vetëm dy harta me shumë lojtarë dhe vetëm një kapitul me një lojtar.
Për më tepër koha e luajtjes është gjithashtu e kufizuar në 10 orë. Kjo ofertë vijon në datat 3 dhe 5 Mars. I gjithë progresi i shënuar në lojë do të qëndrojë në llogarinë tuaj.
Ndërkaq PlayStation 4 ngelet jashtë festës. Gjithashtu Battlefield 1 është në skonto dhe mund ta blini momentalisht për 30 dollar. /GameWorld Albanian