Biznes

Lufta tregtare SHBA-Kinë, vihen në rrezik kabllot optike nënujore

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Qershor 2020
0
Vendimi është një tjetër sinjal i tensioneve në rritje me SHBA dhe Kinës të cilët janë kyçur në një luftë tregtare. Lufta tregtare SHBA-Kinë, vihen në rrezik kabllot optike nënujore

Një kabëll optik nënujor që lidh SHBA me Hong Kongun do të refuzohet nga qeveria Amerikane me frikën se mund të përdoret nga Kina për të vjedhur informacione.

Pacific Light Cable Network, mbështetur nga Google dhe Facebook, është dizajnuar për të rritur shpejtësinë dhe kapacitetin mes dy kontinenteve. Por një Komitet pranë qeverisë Amerikane njohur si “Team Telecom” ka rekomanduar bllokimin e këtij projekti nga SHBA.

Vendimi është një tjetër sinjal i tensioneve në rritje me SHBA dhe Kinës të cilët janë kyçur në një luftë tregtare. Do të ishte kablli i parë optik nënujor që do të refuzohej nga SHBA për arsye sigurie.

Rreth botës ka me qindra kabllo optikë nën ujor që mundësojnë qasjen në internet. Ky kabëll i ri kishte nisur si një bashkëpunim me Facebook, Google dhe kompanive të tjera. Me gjatësi prej 12,800 kilomtrash kishte mjaftueshëm kapacitet sa për të ofruar 80 milionë video thirrje HD njëherazi.

Projekti do të përfshinte edhe Tajvanin e Filipinet. Tashmë ky kabëll është shtrirë me koston e miliona dollarëve dhe vetëm pret aprovimin e autoriteteve për të nisur operimin. Një prej kompanive që ka punuar me Google dhe Facebook në këtë projekt është Dr Peng Group, një gjiganti Kinez i internetit me brez të gjerë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple ka ndihmuar në krijimin e një iPod "top secret" për qeverinë Amerikane