Harduer

Lumia 900 mund të ndihmojë rrugëtimin e Nokias

Publikuar , 08 Prill 2012
0
Lumia 900 mund të ndihmojë rrugëtimin e Nokias

Nokia shpreson për një dalje më të favorshme teksa garon për të ndikuar tek blerësit të smartphone-ëve në Shtetet e Bashkuara me Lumia 900, që gjatë ditës së sotme pritet të dalë në shitje në AT&T dhe tek shitësit e tjerë.

Përpjekjet e fundit të saj janë pashmanghsmërit të lidhura me Microsoft dhe pasuritë e sistemit operativ për celularë, Windows Phone.

Windows Phone është i ndërtuar përgjatë një ndërfaqe me pllaka shumëngjyrëshe, të mundshme për t’u ndryshuar që përditësohen në mënyrë të vazhdueshme me fotografi, ose për të paraqitur, ta zëmë, numrin e letrave elektronike në inboxin tuaj. Ju mund ta prekni pllakën People për të parë njerëzit tek të cilët keni telefonuar së fundi, ose për të parë postimet dhe veprimtaritë e përditësuara nga miqtë ose ata që i ndiqni në Twitter, Facebook, LinkedIn dhe Windows Live, ku të gjitha këto janë të përmbledhura në një vend.

Nokia, Microsoft dhe bartësi ekskluziv për Shtetet e Bashkuara, AT&T, presin që të kenë një sukses të madh me Lumia 900. Ky telefon vjen me versionet me ngjyrë të zezë dhe të kaltër; pas dy javësh, pritet të lëshohet një version i bardhë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Sony ka shitur 4.2 milionë pajisje të realitetit virtual PlayStation VR

Lajmet e fundit>