Biznes

Lyft del në bursë, vlerësohet me 25 miliardë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Mars 2019
0
IPO është e para e një kompanie teknologjike e këtij niveli për 2019-ën. Lyft tha se të Enjten kishte shitur 32.5 milionë aksione, më shumë sesa kishte pritur me 72 dollarë. Lyft del në bursë, vlerësohet me 25 miliardë dollarë

Lyft nisi tregimin e aksioneve mëngjesin e së Premte duke u vlerësuar me 87.24 dollar për aksion më shumë se 20% nga çmimi që kishin.

IPO është e para e një kompanie teknologjike e këtij niveli për 2019-ën. Lyft tha se të Enjten kishte shitur 32.5 milionë aksione, më shumë sesa kishte pritur me 72 dollarë.

Në këtë moment nisi edhe rritja e vlerës së aksioneve. Sipas këtyre informacioneve i bie që kompania të ketë ngritur 2.3 miliardë dollarë.

Aksionet qëndruan në 87 dollarë për pak minuta përpara se të binin në 80 dollarë. Kërkesa për aksionet e kompanisë ishte e fuqishme me 6 milionë aksione të tregtuar mëngjesin e sotme.

Kështu vlera e kompanisë shkoi në 25 miliardë dollarë.

Lyft është numri dy në botë i shërbimit taksi online. Në 2018-ën postoi 900 milionë dollarë humbje. Performanca në momentet e para të tregtimit do të tregojë edhe tolerancën e investitorëve ndaj gjigandëve të teknologjisë të cilët ende nuk janë fitimprurës.

Rivali numër 1 i Lyft, Uber, pritet gjithashtu të dalë në bursë këtë pranverë pasi kishte aplikuar në fshehtësi po të njëjtin ditë me Lyft.

Pinterest, Slack dhe Postmates gjithashtu kanë aplikuar. Uber pritet të dalë në bursë gjatë muajit Prill. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë që aplikacioni WhatsApp është në pronësi të Facebook

Tags >

LyftUber
Lajmet e fundit>