Harduer

Lytro, a është kamera revolucionare

Publikuar , 07 Janar 2013
0
Lytro, a është kamera revolucionare

lytro kameraKompania Lytro po zhvillom një lloj kamere e cila në mënyrë dramatike e ndërron fotografinë për herë të parë që nga viti 1800. Së paku kështu thuhet në njoftimet zyrtare të kësaj kompanie. Por sa ka të vërteta në këtë “revolucion”?

Kamera Lytro Light Field ngjanë në diçka që ka rënë nga gjithësia e Lego – e vogël, katrore dhe me ngjyra të ndritshme.

Shtëpiza është e ndërtuar nga aluminiumi dhe vjen në pesë ngjyra. Vetë fotografia zhvillohet në një slider dhe një shkrepës, kurse shumicën tjetër të opsioneve mund ta ndërroni përmes ekranit të vogël (1,5 inç) por cilësor.

Pse janë fotografitë më ndryshe? Kjo kamerë kap tërë fushën e dritës në vend të vetëm një rreze të dritës kështu që fotografive është e mundur t’u ndërrohet në mënyrë softuerike fokusi dhe perspektiva. Tashmë nuk ka më nevojë për “sesionet e gjata të autofokusimit” sepse momentet tani incizohen menjëherë.

Bateria dhe memoria (8 GB dhe 16 GB) janë të integruara në vetë aparatin, kurse çmimi është, varësisht nga sasia e memories në dispozicion, prej 399 $ deri 499 $.

Pavarësisht faktorit cool të kësaj pajisjeje, shumë dyshojnë në suksesin e kamerës Lytro te fotografët “hardcore” të cilët i duan aparatet e tyre të mëdhenj dhe të shtrenjtë DSLR. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Me versionin e ri Firefox do të bëhet shumë më i shpejtë

Tags >

kamera
Lajmet e fundit>