Harduer

MacBook Air merr notën 3 për nga vështirësia e riparimit

Publikuar , 09 Nëntor 2018
0
Portat, freskuesja, altoparlantët janë modularë dhe mund të zëvendësohen lehtësisht. MacBook Air merr notën 3 për nga vështirësia e riparimit

Sa herë që një harduer i ri debuton, iFixit ka për detyrë ta çmontojë të tërën për të parë çfarë fshihet në brendësi.

I radhës ishte MacBook Air i prezantuar pak ditë më parë nga Apple. Ekipi në fjalë zbuloi një tastierë e cila është e kapur në laptop me silikon i cili redukton zhurmën, ndërsa bateria mund të zëvendësohet pa qenë nevoja të ndryshohet kasa e laptopit.

Portat, freskuesja, altoparlantët janë modularë dhe mund të zëvendësohen lehtësisht.

Në fund kompania i jep laptopit një notën 3 për nga vështirësia e riparimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriptomonedha Libra e Facebook ndikon në rritjen e vlerës së Bitcoin

Lajmet e fundit>