Lajmet

Macintosh-ët u përditësuan për herë të parë automatikisht nga Apple

Publikuar , 25 Dhjetor 2014
0
Macintosh-ët u përditësuan për herë të parë automatikisht nga Apple

The Apple logo is illuminated in red at the Apple Store on 5th Avenue to mark World AIDS Day, in the Manhattan borough of New YorkApple ka dërguar një përditësim sigurie në kompjuterët Macintosh për të mbyllur disa vrima të sigurisë për të cilat hulumtuesit ishin shumë të shqetësuar. Ky përditësim automatik është i pari i llojit të tij, dhe do të mbrojë kompjuterët nga një rrezik potencial siç është marrja nën kontroll e Macintosh-it nga hakerat.

Kompania dërgoi këtë përditësim në softuer ditën e hënë për të rregulluar disa dobësi kritike të sigurisë në një komponent të sistemit operativ OS X. Ky element ishte protokolli i orës së rrjetit i njohur si NTP. Funksioni kryesor i tij është sinkronizimi i orës me sistemet kompjuterike.

Këto të meta në sistemin operativ u bënë publike në buletinin e sigurisë ditën e Premte nga Departamenti i Sigurisë dhe Instituti i Inxhinierisë Softuerike Carnigie Mellon në SHBA. Carnigie Mellon identifikoi disa produkte që mund të ishin të pasigurta nga disa kompani teknologjike të ndryshme përfshi edhe Apple.

Zakonisht kur kompania Apple publikon arnimet e sigurisë, kjo procedurë kryhet përmes sistemit të përditësim të sigurisë, e cila kërkon edhe aprovimin e përdoruesit. Ndërsa në rastin e lartpërmendur kompania ka vendosur të dërgojë këto rregullime automatikisht. Një procedurë të tillë kompania e kishte njoftuar dy vite më parë por që nuk e kishte përdorur asnjëherë. Rasti i përditësimit të NTP-së u bë më qëllim mbrojtjen e konsumatorëve sa më shpejt që të ishte e mundur tha Apple. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Qytetet dhe artet e lashta përmes teknologjisë

Tags >

AppleMac
Lajmet e fundit>